GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arben Prrenjasi përjashtohet nga tenderat, mashtroi për të dhënat e GPS-it të Burgjeve

18:19 - 17/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Arben Prrenjasi përjashtohet nga tenderat, mashtroi për të dhënat e GPS-it të Burgjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Prokurorimeve Publike (APP) ka përjashtuar kompaninë “Arb-Security” nga pjesëmarrja në tendera për një periudhë 6-mujore.

Vendimi është marrë në datën 28 dhjetor. Sipas APP-së, kompania në pronësi të Arben Prrenjasit ka paraqitur të dhëna të pasakta, me qëllim fitimin e një tenderi të zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve.

Tenderi është zhvilluar në qershor të vitit 2023. Objekti i procedurës ishte “Blerje shërbim gjurmimi dhe monitorimi me GPS për automjetet e sistemit të burgjeve”. Dhe fondi limit ishte 5,300,160 (pesë milion e treqind mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë.

Agjencia e Prokurimit Publik, në vendimin me numër 86 të vitit 2023 shpjegon arsyet se përse ka vendosur përjashtimin e kompanisë “Arb Security” nga pjesëmarrja në tendera publikë.

Diçitura: Vendimi i APP-së për përjashtimin nga tenderat të kompanisë ‘Arb Security”

Sipas APP-së, procedimi administrativ ndaj shoqërisë së ruajtjes dhe sigurisë private ka nisur pas komunikimit rutinor të institucionit me Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Gjatë shkëmbimit të informacionit mes tyre, rezultoi se subjekti “Arb Security”, në datën e zhvillimit të procedurës tenderuese nga Drejtoria e Burgjeve, ka pasur në fuqi masën administrative gjobë, sipas dokumentave të vëna në dispozicion nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH).

Ligji për “Prokurimet Publike” kufizon pjesëmarrjen e shoqërive private në tendera publikë, në rastet kur ato kanë në fuqi masa adminstrative gjobë për shkelje të ligjit për punësimin.

Nga të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se shoqëria “Arb Security” ka marrë pjesë në tenderin për blerjen e pajisjeve GPS për automjetet e burgjeve, pa informuar autoritetin kontraktor se kishte një gjobë në fuqi nga Inspektorati i Punës.

Në tender morën pjesë dy kompani: “Arb Security”, e cila paraqiti ofertën 4.8 milionë lekë të reja dhe “I.S.S”, e cila paraqiti ofertën 4.896.000 lekë të reja.

Në përfundim, Drejtoria e Burgjeve shpalli fitues kompanisë “Arb Security”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët.

Diçitura: Tenderi i zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Por, ky rezultat ishte produkt i një veprimtarie të paligjshme nga ana e “Arb Security”, siç konstaton Agjencia e Prokurimit Publik.

Për APP-në, kompania në pronësi të Arben Prrenjasit ka keqinformuar autoritetin kontraktor (Drejtorinë e Burgjeve), duke dorëzuar dokumenta që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi.

Për këtë arsye, APP vendosi ta përjashtojnë subjektin “Arb Security” shpk nga pjesëmarrja në tendera publikë për një periudhë 6-mujore, sipas përcaktimeve të nenit 78, pika 1/a e ligjit “Për Prokurimet Publike”.

Ndërkohë, rezulton se, në zbatim të këtij tenderi, ‘Arb Security” ka marrë të paktën një këst pagese nga Drejtoria e Burgjeve. Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se pagesa është kryer në datën 20 nëntor 2023 dhe vlera është 474 mijë lekë të reja.

Kush është “Arb Security”
Kompania “Arb Security” është krijuar në vitin 2017 dhe është në pronësi të Arben Prrenjasi.

Sipas të dhënave të “open.data.al”, prej krijimit të saj, shoqëria ka përfituar deri më tani mbi 200 milionë lekë të vjetra në tendera publikë, ku paraqitet si operator i vetëm.

Ndërkohë, “Arb Security” duhet të ketë përfituar edhe të ardhura të tjera, në rastet kur është shpallur fituese si bashkim operatorësh, siç është përshembull një tender i zhvilluar nga “Posta Shqiptare” sha.

“Arb Security” ka fituar kryesisht tendera në njësitë e qeverisjes vendore apo struktura në varësi të tyre, sidomos në Pogradec dhe Fier.

Kompanië e sigurisë private u bë e dukshme, sidomos gjatë ndërhyrjes policore në Kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

“Arb Security” ka fituar kontratën sekrete për ruajtjen e perimetrit të jashtëm të kampit të refugjatëve. Duke qenë zonë e tërhequr dhe pak e frekuentuar nga publiku shqiptar, nuk kishte informacion se cila ishte kompania që ruante kampin nga jashtë.

Diçitura: Kompania “Arb Security” ruan perimetrin e jashtëm të Kampit MEK në Manzë

Në qershor të vitit 2023, Policia Shqiptare ndërmori një operacion në kampin e refugjatëve iranianë, nën dyshimin se banorët e kompleksit kanë kryer ndërhyrje hackerimi në kompjuterat e qeverisë së Iranit.

Gjatë ndërhyrjes policore, mediat konstatuan se perimetri i jashtëm i kampit ruhej nga “Arb Security”, e cila deri në atë moment ishte munduar të mbante një profil të ulët.

Etiketa: burgjePrrenjasitendera

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Mjel lopët me bikini, fermerja që po pasurohet në OnlyFans (FOTO)

Mjel lopët me bikini, fermerja që po pasurohet në OnlyFans (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Lexo më shumë
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com