GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arben Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përjashtimi i 5 kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës, Arben Rakipi: Jam nën shantazh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drafti i Kodit të ri Penal, i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet të diskutohet që këtë muaj në Kuvend, ka ngjallutr debate të forta mes juristëve dhe jo vetëm, nga “perlat” që ka shkruar Arben Rakipi dhe grupi i eskpertëve të tij.

Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot një tryezë diskutimi lidhur me konsultimet publike, ku drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka treguar nenet që do të sjellë lehtësime të ndjeshme në dënimet për disa kategori veprash penale.

Sipas Rakipit, prostitucioni është profesion dhe se kush e ushtron atë me vullnetin e tij nuk duhet të penalizohet. Pra, Kodin e ri Penal do të shkohej drejt një legalizimi të prostitucionit në Shqipëri.

“1.5 vjet burg dhe gjobë parashikon Kodi aktual, ndërsa projekti ynë orienton, lidhet edhe me masa të tjera penalizimi. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni! Për fat të keq duhet të përdor termin profesion, për vajzën apo djalin që e ushtron me vullnet të lirë. Kodi italian e francez nuk e dënon ushtrimin e prostiticuonit dhe ne tendencën e kemi atje.

Propozimi ynë nuk është për shkaqe thjesht ngjashmërie me çfarë ndodh në Europë se kjo për mua nuk do të mjaftonte, do të ishte shprehje e plagjiaturës.

Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme.Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë.”

Propozimi tjetër i Rakipit ishte që Prokuroria të mos ndjekë penalisht vjedhjet brenda familjes, nëse sipas tij, nuk ka një ankim zyrtar nga pala e dëmtuar.

“Do përmend kategoritë lehtësuese që lidhen me vjedhjen. Është një dispozitë e rëndësishme për rëndësinë e veprës; do të bëjë që të mos quhet vepër penale, pra do të konsiderohet si e patrajtueshme penalisht. Vjedhjet brenda familjes janë vlerësuar që mund të trajtohen me ankim. Prokurori nuk e fillon dot çështjen përveçse me ankim, dhe kjo është lehtësuese për politikën penale në tërësi. Një element tjetër që ndikon është çështja e alternativave të dënimit që janë shtuar — alternativa që ndikon drejtpërdrejt në dënimin gjyqësor, sepse nëse sistemi i provës e mbikëqyr, ndjek dhe referon në gjykatë.”, tha drejtuesi i grupit të punës që hartoi draftin e Kodit të ri Penal.

Sa i përket shpërndarësve të drogës, Rakipi sqaroi se dispozitat e reja parashikojnë mospenalizim kur sasia është e vogël dhe kur të dyshuarit bashkëpunojnë me autoritetet duke treguar burimin e lëndës narkotike.

“Çfarë lidhet me shpërndarësit e drogës, dispozita parashikon mospenalizim të tyre nëse sasia është e vogël — 10 apo 5 gramë, s’e mbaj mend mirë.
Shpërndarësit e rrugës, kur nuk është për përdorim vetjak, ne mendojmë që të mos penalizohen, me kushtin që të tregojnë se ku e kanë marrë drogën, pra burimin.
“, vazhdoi Rakipi.

Po ashtu, Arben Rakipi dha shenja edhe të legalizimit të Eutanazias (Euthanasia), e cila përfshin një ndërhyrje të qëllimshme të ndërmarrë me qëllimin e vetëm të përfundimit të një jete.

“Nëse kriminaliteti, ky është një pozicionim që krijon ndikim, influencë, në drejtësi, atëhere çështja që lidhet me depenalizimin duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar, që përveç atyre provokimeve që thashë, kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese apo unanime, këto vepra të penalizohen. Por diskutimi publik na lejon të shohim nëze është i drejtë apo jo. Nuk bëhet fjalë për sondazhe të rreme e dëshira, por për një sondazh real që na lejon të kuptojmë a ia vlen të penalizohet për shembull bigamia, pirja e alkolit në publik…  Që janë çështje të thjeshta në pikëpamjen ligjore, por në pikëpamjen sociale janë shumë të rëndësishme. Ose eutoanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Diskutimi publik është mjaft i rëndësishëm.”, tha Rakipi.

Etiketa: Arben RakipiKodi Penal

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com