GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arben Vitia jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, kush e zëvendëson

në Botë, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arben Vitia jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, kush e zëvendëson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga pozita e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vitia në një konferencë për mediat teksa falënderoi kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët kosovarë për besimin.

“Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që të shërbej me të gjithë fuqinë që disponoj popullit të cilit i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. Ju jam mirënjohës përjetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Të nderuar qytetarë. Besoj fuqishëm që së bashku do ta kalojmë këtë test nëse të gjithë e konsiderojmë këtë si sukses tonë”.

Më tej, Vitia tregoi arsyet e dorëheqjes, duke thënë se tani do të përqendrohet në garën për kryebashkiak të Prishtinës.

“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen. Unë ja transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë. Nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë. Kjo sepse ne jemi në një moment kritik, ku nga ne pritet që të merren vendime të guximshme për transformimin e qyteteve tona”, ka thënë Vitia.

Vitia është kandidat për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën.

Dafina Bunjaku emërohet ministrja e re e Shëndetësisë në Kosovë

Dafina Gexha Bunjaku është emëruar në postin e ministres së Shëndetësisë në Kosovë, pasi ish-ministri Arben Vitia dha dorëheqjen.

Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë, ndërsa më herët ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departamentin e Epidemiologjisë, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Ajo gjithashtu është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëri e Bashkuar.

Më herët, në një konferencë për mediat, ish-ministri Vitia tha se po e jep dorëheqjen pasi do të fokusohet në garën për kryebashkiak të Prishtinës.

Etiketa: Arben VitiaMinistri

Lajme të lidhura

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë
Aktualitet

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten
Aktualitet

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

13:45 - 09/10/26
Para
Mbaron pakti me Ramën, naftëtarët i kthehen protestave: Zgjidhje të re

Mbaron pakti me Ramën, naftëtarët i kthehen protestave: Zgjidhje të re

TË FUNDIT

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë
Aktualitet

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26

Tre shtetas shqiptarë, të moshave 48, 38 dhe 36 vjeç, janë vënë nën hetim në Itali, nën dyshimet për përfshirje...

Lexo më shumë
Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

14:25 - 09/10/26
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

13:45 - 09/10/26
Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

13:27 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com