GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arbër Çela drejt “Gijotinës”,përpjekjet e dështuara për ta shpëtuar

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Arbër Çela drejt “Gijotinës”,përpjekjet e dështuara për ta shpëtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arber Çela, kryetari i Gjykatës së Shkodrës në datën 7 dhjetor do njihet me verdiktin përfundimtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK Vetting).

Deduksionet dhe indiciet e krijuara në seancën gjyqësore flasim për një shkakrkim të mundshëm të Arbër Çelës, për shkak të problemeve të tij me pasurinë në blerjen e një apartamenti dhe një automjeti.

Njëherësh janë ngritur dyshime dhe nga informacionet e mbledhura nga institucionet inteligjence për papërshtashmërisë së tij në rradhët e drejtësisë Shqiptare.

Manovrat e krijuara për vënien e pasurisë nga ana e Kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, duket se do shërbejnë si shkallë kryesore për rrëzimin e tij në “Vetting”.

Arbër Çela, është vëllai i Arens Çelës, kryeprokurorit të Tiranës, i cili ka një lidhje shumë të afërt me kryeprokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelaj.

Fakti që Arbër Çela është pjesë e këtij tarafi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka shtuar zërat për një lobim të mundshëm të kanaleve të Prokurorisë së Përgjithme në hemisferat e Vettingut, me qëllim kalimin pa problem të Çelë.

Njëherësh Arbër Çela rezulton të jetë nipi Maksim Çelës, njërit prej anëtarëve të bandës famëkeqe të Lushnjës i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burgim.

Por këtë gjetje që DSIK ia ka çuar Vettingut, Arbër Çela, e ka justifikuar me faktin se gjatë kohës kur xhaxhai i tij, ka qënë në aktivitet kriminal dhe ka pasur probleme me Drejtësinë, ai ka qënë vetëm 16-vjeç dhe nuk ka pasur kontakt me të.

Por problemet që u hasën për Çelën në seancën e 2 dhjetorit, tronditën pozicionin e tij, duke mos e bërë shumë të lehtë kalimin në Vetting, të Kryetarit të Gjykatës së Shkodrës.

Veç “turbulencave” në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës, mjaft denoncime kishin mbëritur në “Vetting” për Arbër Çelën, ku pasqyronin episode dhe fragmente të shkeljes së ligjit procedurial penal në çështjet penale që flisnin për vrasje të bujshme në Shkodër dhe çështjen e pronave në zonën e Velipojës.

Mes disa prej ankimeve të relatuara në seancën dëgjimore, Arbër Çela u njoh dhe me rastin e marjes së një prone në zonën e Velipojës në Shkodër, të cilën tashmë e administron me letra biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Sipas ankimit, Arbër Çela, nga gjyqtar u kthye në “ushtar” i biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke vendosur të pushojë hetimet për vjedhjen e një pasurie prej 390 dynyn tokë rranishte.

Gjyqtari Arbër Çela, ka vendosur pak ditë para se të ballafaqohej me “Vettingun” pushimin e hetimit për arsye se ka vlerësuar se veprat e “mashtrimit” dhe “pastrimit të produkteve” nuk qendrojnë.

Por në mënyrë të kundraligjshme, Arbër Çela nuk është shprehur për provat materiale dhe këtë gjë nuk e ka bërë as prokuroria në kërkesën e saj dhe as gjykata në vemdimin e saj.

Vetë Prokuroria, gjatë hetimit të kryera ka pranuar dhe ka konstatuar se dukumentat e përfitimit të tokës në Velipojë, janë të falsifikuara, por pushohet çështja për efekt të parashkrimit të ndiekjes të veprës penale.

Por çuditërisht si për gjyqtarin Arbër Çela dhe prokuroren Françeska Lekani, nuk është marë asnjë vendim për asgjësimin dhe papërdorshëmrinë e dokumentave të falsifikuara.

Po kanë shpikur një mënyrë të re të fitimit te pronësisë “fitimi i pronësisë me anë të dokumentave të falsifikuara”, pasuri kjo që tashmë gëzohet nga biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Aq më tepër që edhe pse është provuar se palët kallëzuese kanë qënë të dëmtuara, me vendimin e pak ditëve më parë, gjyqjtari I Shkodrës Arbër Çela,i ka hequr të drejtën e ankimimit palës kallëzuese.

Etiketa: Arber CelaGIJOTINAVetting

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Ku do të protestojë opozita? Rrethohet bulevardi te Kryeministria

Ku do të protestojë opozita? Rrethohet bulevardi te Kryeministria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh
Sport

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26

Trajneri i Finlandës, Jakob Fris, ka folur pas humbjes ndaj Shqipërisë, duke u shprehur i zhgënjyer me rezultatin, por duke...

Lexo më shumë
Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

12:00 - 13/11/26
Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

11:56 - 13/11/26
Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26
Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

11:38 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com