GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT, mbledh me fshesë 570 MLN lekë në 4 tenderat e spitaleve

14:08 - 16/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT, mbledh me fshesë 570 MLN lekë në 4 tenderat e spitaleve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbër Teqja vazhdon merr tenderët e pastrimit të spitaleve në konflikt interesi pasi nëna e tij, Arjana Strakosha është zëvendës drejtore e përgjithshme e QSUNT.  Së fundmi ai ka futur duart në Maternitetin e Tiranës “Koço Gliozheni” dhe në Spitalin Memorial Fier, duke përfituar 194  milionë lekë për të asgjësuar mbetjet e këtyre dy institucioneve.

Tenderi i parë ka si objekt  “Eliminimi i Mbetjeve të Rrezikshme Spitalore”, ku janë vënë në dispozicion 20 milionë lekë. Procedura është zhvilluar dhe firmosur nga drejtori Genci Hyska.

Gara për këtë tender është shpallur më datë 8 korrik 2024 dhe ka qenë e hapur vetëm 1 ditë, pasi më 9 korrik është mbyllur afati dhe është zhvilluar tenderi!

Në një ditë kohë mund të dorëzonin ofertat vetëm ato firma që kanë patur gati gjithçka më parë dhe kanë qenë në dijeni nga brenda. Faktet e vetëtojnë këtë, pasi vetëm firma ‘Eco Riciklim sh.p.k’ ka dorëzuar një ofertë me vlerë 15 milionë lekë.

Dukshëm që pronari i firmës Arbër Teqja i kishte mbyllur pazaret më herët për këtë prokurim dhe pa garë fare u shpall fitues i tenderit. Më datë 11 korrik 2024 është bërë publike kontratat e firmosur me Arbër Teqjan.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit dy “Flamuj të Kuq”, për “mungesë konkurrence” dhe zhvillimin e procedurës me “negociim”. Kujtojmë se kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkaq Agjencia e Prokurimeve Publike nuk duhet t’a kishte kaluar në heshtje këto shkelje. Ky tender nuk duhej të kalohej, por të pezullohej, ashtu siç e kërkon ligji.

 

170 mln lekë te spitali i Erdoganit

Tashmë nuk ka dyshim se nëna e tij zyrtare e lartë i zgjidh punët e tenderave me ministret e Shëndetësisë, prandaj djali i saj nuk njeh pengesë të fitojë këto kontrata, madje dy të tilla në një ditë. Më konkretisht, në të njëjtën ditë, Teqjas i është firmosur kontrata tjetër si fitues i tenderin me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore”, i zhvilluar nga Spitali Memorial Fier.

Ky prokurim ka në fond 170 milionë lekë dhe ka pasur përplasje mes biznesmenësh, ku më i favorizuar ishte Elvis Miri. Ky i fundit është arrestuar dhe është nën hetim nga prokuroria për mashtrim me tenderët pasi nuk ka pajisje për asgjësimin e mbetjeve.

Në procedurën që është mbajtur me 15 mars 2024, mes V.A.L.E. RECYCLING” sh.p.k dhe “ECO Riciklim” sh.p.k, ka fituar Miri. Ndërkaq, Teqja e ankimori prokurimin në KPP. Ky institucion i kërkoi asaj kohe spitalit që të rishikojë edhe një herë dokumentet e tenderit, dhe të mos vazhdonte me procedurat nëse nuk shkojnë për në fazën finale të paktën dy operatorë.

Epo në këtë rast i është rënë më shkurt, tenderi i është dhënë direkt pa garë firmës “ECO Riciklim” sh.p.k , i cila ka përfituar 170 milionë lekë menjëherë.

Edhe ky tender është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e kuq”.

Në fakt, Teqja i ka marrë mbarë tenderët e pastrimit në spitale. Në 6 maj 2024, Gijotina.com ka denoncuar se si Teqja mori pa garë 360 milionë lekë nga tenderi me objekt ‘Grumbullim, trajtim, asgjësim i spitaleve’, i zhvilluar nga spitali Elbasanit. Dokumenti mësipër tregon se Teqja është favorizuar nga komisioni duke u skualifikuar të gjithë operatorët pjesëmarrës, përveç fituesit.

Arbër Teqja, i arrestuar në vitin 2015 si pjesë e një skeme mashtrimi dhe vjedhje të parave publike me receta fiktive në bashkëpunim me FSDKSH. 39-vjeçari Teqja është pronar me 70 % të aksioneve i kompanisë së grumbullimit, përpunimit, transportit dhe asgjësimit të  mbetjeve spitalore ECO RICIKLIM (L61814009B). Teqja bleu fillimisht 51 % të aksioneve të kompanisë ECO RICIKLIM në dhjetor 2020.

Kompania e tij është raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për mashtrim me asgjësimin e mbetjeve spitalore, ka marrë 51 tendera në sektorin e shëndetësisë, 5 nga të cilët drejtpërdrejt nga QSUT, me nëndrejtoreshë Arjana Strakoshën.

Kujtojmë se kompania e Arbër Teqajt e ka marrë 14 milionë lekë nga QSUT në 13 mars 2024, për ‘trajtim dhe asgjësim i mbetjeve citostatike dhe citotoksike në QSUNT për 12 muaj’.

Arbër Teqja ka lidhje edhe me kompaninë MSE (ish “ASHLAR Group”), e cila ka si objekt import-eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të instrumenteve dhe pajisjeve shëndetësore dhe medicinale, sanitare etj. Kompania është themeluar në korrik të vitit 2018 dhe u është shitur tre personave deri sa në vitin 2022 u shfaq Arbër Teqja, që bleu 80% të aksioneve.

Nga 22 nëntori 2022 deri në qershor 2023,  kur Arbër Teqja ka kontrolluar kompaninë MSE shpk., ka marrë 29 tendera publikë në sektorin e shëndetësisë. Në 20 dhjetor 2022, QSUT, me nëndrejtoreshë Arjana Strakosha, ka lidhur një kontratë për pajisje mjekësore prodhues Olympus ose ekuivalent, me kompaninë MSE shpk.

Në 8 qershor të vitit 2023, Arbër Teqja nis të kamuflohet, duke nxjerrë në skenë një kompani gjoja të huaj. Teqja ia kalon 80 % të aksioneve kompanisë Cambridge Pathology B.V., e themeluar në Hagë, me adresë Nassaulaan 2A, 2514 JS dhe NIPT 27304776. Pas kësaj kompanie fshihen fijet e Arbër Teqjajt.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimalbana kociuArber Teqjagenci hyskapastrimi i spitalevered flagtende rpa garetendera

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Presidenti Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat

Presidenti Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com