GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arbitrja e parë shqiptare në finalet e një Kampionati Europian, rrëfimi i rrallë i Erinda Kumes

15:32 - 24/07/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Arbitrja e parë shqiptare në finalet e një Kampionati Europian, rrëfimi i rrallë i Erinda Kumes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbitrimi shqiptar po ecën me hapa të mëdha drejt arenës ndërkombëtare të futbollit. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat. Erinda Kume është e para arbitre shqiptare, e cila u përzgjodh të merrte pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra. Para disa ditësh ajo u caktua si asistente në ndeshjen Angli – Norvegji, duke shënuar kështu një arritje të madhe personale, por edhe për botën e arbitrimit shqiptar.

Në një intervistë ekskluzive për fshf.org, ajo rrëfen emocionet dhe ndjesitë e të qenit e para zyrtare femër që merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Ajo shprehet se përgjegjësia për të qenë pjesë e ndeshjeve të tilla është shumë më e madhe, ndërsa thekson se arritje të tilla vijnë edhe nga puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Arbitrimit në FSHF. Gjithashtu, Erinda tregon edhe synimet për të ardhmen.

– Erinda, e para arbitre shqiptare që merr pjesë në një fazë finale Europiani, na tregoni pak emocionet që përjetuat?

– Ndjesitë që kam përjetuar në momentin që isha përzgjedhur në një finale Europiani janë të vështira për t’u përshkruar me fjalë. Ishte pa diskutim një ndjesi shumë entuziaste.

Duhet të them pa më të voglin dyshim se kjo përzgjedhje është një arritje e madhe si për mua personalisht ashtu dhe për botën e arbitrimit shqiptar dhe zhvillimin e arbitrimit të vajzave në vendin tonë. Përzgjedhja për të qenë pjesë e një kompeticioni të tillë konfirmon edhe njëherë punën e mirë që po bëhet me arbitrimin.

– Emocionet e ndeshjes së parë. Na trego pak në detaje arbitrimin tuaj dhe diferencën me ndeshjet e tjera ndërkombëtare që keni arbitruar në karrierën tuaj?

– Të arbitrosh ndeshje në një fazë finale europiane dhe ndeshje të këtij niveli, duhet të them se janë komplet të ndryshme nga ndeshjet që kam arbitruar më parë. Pikë së pari emocioni dhe përkushtimi është më i madh, ashtu si edhe përgjegjësia.

Ndeshjen e parë, që ishte dhe debutimi im, do e mbaj mend gjatë në kujtimet e mia të arbitrimit sepse janë ndjesi që nuk përjetohen dy herë në të njëjtën formë.

– Çdo të thotë për arbitrimin shqiptar që një vajzë është pjesë e një Europiani?

 

– Për arbitrimin shqiptar ky përfaqësim në një fazë finale Kampionati Europian ishte një ndër sukseset më të mëdha. Një tregues që sektori i arbitrimit dhe FSHF kanë punuar mirë, janë duke hedhur baza të forta për rritjen e mëtejshme dhe sigurisht konfirmuan faktin se nëse punon fort dhe vendos prioritete, puna shpërblehet dhe ky përfaqësim i imi ishte përfaqësimi i të gjithë vajzave që janë sot në arbitrimin e futbollit shqiptar. Arbitret e reja duhet ta vlerësojnë si ogur shumë të mirë arritjen time dhe të jetë një suport për to dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë.

 

– Kush janë synimet tua për të ardhmen. Çfarë objektivash ka Erinda Kume?

 

– Pas këtij përfaqësimi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe kësaj arritjeje dua të theksoj se dhe synimet e mia janë bërë akoma edhe më të mëdha dhe të vendosura për këtë profesion. Kur arrin diçka që e ke ëndërr fillon e motivohesh për të dhënë më shumë nga vetja dhe për të mos parë limite përpara. Objektivat e mia do flasin me kohën dhe punën që do bëj çdo ditë!

Etiketa: arbitrearbitre femerrrefim sport

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Pas Arta Nitaj, Youtuber-i britanik shënjestron “mbretëreshën e twerk-ut” (FOTO)

Pas Arta Nitaj, Youtuber-i britanik shënjestron “mbretëreshën e twerk-ut” (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com