Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë për të pritur emigrantët afganë në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, Blinken shkruan se është mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, në këtë rast Shqipërisë.
“Faleminderit Edi Rama për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë NATO,” shkruan Blinken.