GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ardhja e këngëtarit serb në Festën e Birrës, reagon regjisori i njohur: Kush nuk pëlqen Bregoviç ta lërë sheshin bosh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ardhja e këngëtarit serb në Festën e Birrës, reagon regjisori i njohur: Kush nuk pëlqen Bregoviç ta lërë sheshin bosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Regjisori i njohur, Pëllumb Kulla ka reaguar lidhur me ftesën ndaj këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai konfirmon pjesëmarrjen e tij në këtë koncert, duke këshilluar ata që nuk e duan këngëtarin që të mos marrin pjesë.

Sakaq, Kulla thekson se një konflikt të tillë shqiptaro-shqiptar e duan vetëm ata gjasmenacionlistët e shumtë, votahumburit gojëhidhur që rreshtohen në anën e mosarsyes.

Postimi i plotë i regjisorit:

Është e turpshme kjo polemikë.

Aq sa mua më vjen turp edhe që nuk rri dot pa marrë pjesë, edhe në këtë zhurmërim.

Na tërheqin zvarrë ca njerëz me nevoja më të mëdha se ato muzikoret. Po na zvarritin në këtë terren të mirënjohur shqiptar, për një konflikt të ri shqiptaro-shqiptar.

Për këtë u vu edhe kjo flakë politike. Këtë e duan gjasmenacionalistët e shumtë, votahumburit gojëhidhur, që vërsulen në çdo zjarr dhe rreshtohen në anën e mosarsyes.

Në këto pak rreshta, dua përulësisht të ftoj një zgjidhje për të dy palët.

Nuk di që ai ta meritojë dënimin por, megjithatë, e dënoj artistin bosnjak Goran Bregoviç, edhe sikur atij antishqiptarizmi të mos t’i ketë shkuar nëpër asnjë sekondë. E dënoj duke iu kërkuar atyre që nuk e pëlqejnë, që të mos i shkojnë aspak, ta shohin dhe ta duartrokasin aty në festën e birrës në Korçë. Le ta lenë para mikrofonit me sheshin bosh përpara. Pa këmbë njeriu!

Nga ana tjetër këngëtarin e shquar me atë popullaritet marramendës, e përgëzoj për simpatinë që ka fituar nëpër Ballkan dhe botë dhe uroj që në Korçë, të jetë i rrethuar me sa më shumë admirues. Ftoj të gjithë ata që e pëlqejnë të vrapojnë të shijojnë artin dhe zërin e tij.

Unë do të jem mes tyre!…

Hej dreq! Nuk na u ndanë votimet ne, shqiptarëve!

Etiketa: Festa e BirresGoran Bregovicregjisori

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Merr flakë banesa në Laprakë, lendohet pronari

Merr flakë banesa në Laprakë, lendohet pronari

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com