GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ardi Veliu dhe homologu malazez nënshkruajnë protokollin për bashkëpunim mes Policive

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ardi Veliu dhe homologu malazez nënshkruajnë protokollin për bashkëpunim mes Policive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nënshkruar në Shkodër së bashku me homologun malazez Zoran Brdanin protokollin për bashkëpunim mes dy Policive gjatë sezonit turistik.

Bashkëpunimi do të konsistojë në disa drejtime si parandalimi i flukseve migratore, goditja e krimit ndërkufitar, kontrolle e patrullime të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe rritje të forcës parandaluese e goditëse.

Ndërkohë kundrejt protokollit ka pasur dhe një dakordësi për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore për të hetuar krimet ndërkufitare dhe të organizuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Zoran Brdanin, nënshkruan protokollin “Për bashkëpunimin mes Policisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi gjatë sezonit turistik 2021”.

Nënshkrimi i protokollit u bë ditën e sotme, në ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtorët Veliu dhe Brdanin kanë theksuar se mes dy policive ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer, i shtrirë në disa fusha:

• Në drejtim të marrëdhënieve mes dy policive kufitare, për të kryer kontrolle dhe patrullime të përbashkëta, duke theksuar se Pika e Kalimit Kufitar Muriqan tashmë është pikë reference edhe për partnerët e tjerë, për të kryer shërbime e kontrolle të përbashkëta;

• Në drejtim të parandalimit të flukseve migratore;

• Të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare;

• Të shkëmbimit të informacionit për personat apo grupet që ushtrojnë veprimtari kriminale;

• Si dhe të rritjes së forcës parandaluese dhe goditëse ndaj grupeve kriminale në fushën e krimit të organizuar.

Të dy drejtorët u dakordësuan për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, për hetimin e plotë të krimeve ndërkufitare dhe të krimit të organizuar, me qëllim që mos mbetemi thjesht në kuadrin e shkëmbimit të informacionit dhe të veprojmë të ndarë, por të veprojmë bashkërisht me hetime të përbashkëta ndaj personave apo grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit me shtetin grek, dhe më pas tentojnë të kalojnë në një nga vendet e BE-së, nëpërmjet Malit të Zi.

Në fund të takimit, Veliu dhe Brdanin nënshkruan protokollin “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2021” midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi, për dërgimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në Malin e Zi, gjatë sezonit turistik, me qëllim shkëmbimin e politikave policore, mbështetjen në parandalimin e ngjarjeve kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, forcimin e sigurisë rrugore, si dhe parandalimin dhe luftën kundër veprave penale me karakter ndërkufitar, gjatë sezonit turistik në Malin e Zi.

Lajme të lidhura

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë
Aktualitet

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
Para
Sislej Xhafa prezantohet në Tiranë me instalacionin ‘bleta’

Sislej Xhafa prezantohet në Tiranë me instalacionin ‘bleta’

TË FUNDIT

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Aktualitet

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së, që...

Lexo më shumë
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26
Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

11:09 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com