GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ardi Veliu e shkarkon, Muhamet Rrumbullaku e emëron këshilltar/ Çfarë ndodhi me Vehbi Bushatin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ardi Veliu e shkarkon, Muhamet Rrumbullaku e emëron këshilltar/ Çfarë ndodhi me Vehbi Bushatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vehbi Bushati, për të cilin u tha se u shkarkua si Drejtor i Policisë së Lezhës, pritet të marrë një tjetër funksion. E ndërsa Ardi Veliu, si drejtues i AMP vendosi shkarkimin, Muhamet Rrumbullaku si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka menduar ta pozicionojë në një tjetër detyrë.

Sipas një shkrese të firmosur nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, pritet që nga data 1 qershor 2023, Bushati të luajë rolin e këshilltarit në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Vehbi Bushati u emërua si drejtor i Policisë së Lezhës nga Gledis Nano, gjatë kohës që ky i fundit mbante funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Me gradën policore Drejtues i Parë, Bushati la detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shetit, për të marrë atë të Drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Bushati u largua si Drejtor i Policisë së Lezhës për shkak se nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici.

Për këtë arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit.

Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin:

  1. Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  2. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.
  3. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

ARSYET e shkarkimit:

Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, bazuar në nenin 32, pika 3, nenin 36 pika 1.1, nenin 44 pika 1.1, të ligjit nr.12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar

Etiketa: Kryesore1PoliciaRrumbullakuVehbi BushatiVeliu

Lajme të lidhura

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët
Aktualitet

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Para
Konservatore që në rini/ Mund të bëhet kryeministre e Italisë, kush është Giorgia Meloni

Meloni për pensionet: Do punojmë me sindikatat dhe grupet e ekspertëve për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët
Aktualitet

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka komentuar për herë të parë zhvillimet e fundit politike...

Lexo më shumë
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com