GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ardi Veliu i dhuron “Llan Toçit” tenderin 376 MLN lekë, ia rrëzon KPP pas denoncimit

15:17 - 30/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ardi Veliu i dhuron “Llan Toçit” tenderin 376 MLN lekë, ia rrëzon KPP pas denoncimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas megatenderave në krye të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nisur aferat në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Së fundmi ai ka hapur një tender me objekt  “Përforcim i godinës dhe shtesë kati i godinës së AMP-së”, me fond limit 376 milionë lekë.

Por, për shkak të shkeljeve të bëra, tenderi është denoncuar në KPP.  Ky tender është fituar nga firma  “Hastoci” SHPK, në pronësi të Asllan Hastoçit. Theksojmë se kjo kompani ka lidhje të hershme me fondet e Policisë së Shtetit. Në  korrik 2021, Hastoçi ka përfituar edhe tenderin 3 miliardë lekë për rikonstruksionin e godinave të Policisë së Shtetit. Sikur duket paska marrëdhënie të thella me Ardi Veliun, pasi në atë kohë ai ishte akoma drejtor policie.

Asllan Hastoçi, është një biznesmen me profil të ulët dhe që vepron prej 25 vitesh në hije. Por vitet e fundit rezulton një përfitues i madh i fondeve publike që shpërndahen nga drejtorët dhe kryebashkiakët e besuar të Edi Ramës.

Gjatë viteve të fundit, Asllan Hastoçi, i njohur edhe si “Llan Toçi”, ka përlarë rreth 50 tendera, me vlerë miliona euro, në disa raste me procedura tejet të dyshimta.

Duke patur këtë mbështetje nga Rilindja dhe posaçërisht nga Ardi Veliu, tenderin 376 MLN për të cilin po flasim, Hastoçi e ka marrë pa garë më datë 7 prill 2023.  Edhe pse 3 firma të tjera kishin oferta më të lira, Veliu i skualifikoi nga gara.

Denoncimi

Mungesa e konkurrencës dhe oferta e shtrenjtë përbëjnë shkelje ligjore për prokurimet. Për këto arsye ky tender ka përfunduar në KPP. Kanë qenë firmat “Martini Konstruksion & Real Estate” SHPK ato që kanë bërë denoncimin. Kompanitë kanë prezantuar një ofertë të përbashkët me vlerë  346 milionë lekë, 10 milionë lekë më lirë se Hastoçi.

Kështu më datë 24 prill ata kanë bërë denoncimin për tenderin ku pretendojnë se Veliu e ka paracaktuar fituesin shumë më herët se të hapte garën. Institucioni i Ardi Veliut nga ana e tij as nuk e ka marrë përsipër ankesën dhe vazhdon me këmbënguljen se oferta e “Martini Konstruksion & Real Estate” SHP kishte mangësi dokumentacionesh.

Por, KPP nga shqyrtimi i tenderit dhe i ofertave të dorëzuara vlerëson se ankimuesi plotëson të gjitha dokumentet e kërkuara. Kështu, vendimi i KPP rrëzon tenderin Ardi Veliut dhe i kërkon të rishikojë ofertat, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar! Kutojmë se Ardi Veliut i mbeti në dorë supertenderi i uniformave të policisë në vitin 2019. Hetimet e SPAK-ut çuan në burg 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, përfshirë anëtarët e komisionit të prokurimit, ndërsa drejtor Veliu doli “i palagur”.

 

Lexo edhe: Mijëra euro cash, si u zbulua përfshirja e shoferit të Ardi Veliut në kontrabandë

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAsllan hastociDenoncimKPPtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Kurti: Do krijojmë mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet

Kurti: Do krijojmë mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com