GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ardi Veliu mbledhje me përfaqësues të policisë kriminale dhe kufitare, në lidhje me kokainën e kapur në Kosovë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ardi Veliu mbledhje me përfaqësues të policisë kriminale dhe kufitare, në lidhje me kokainën e kapur në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë një takimi me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare Eduart Merkaj dhe me drejtuesit e strukturave në varësi të tyre që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar antidrogë, ka shprehur vlerësimin maksimal për profesionalizmin e treguar, koordinimin e veprimeve mes homologëve, si dhe ruajtjen e kofidencialitetit që çoi në finalizimin me sukses të operacionit gjatë të cilit u sekuestruan 400 kg kokaine në Lipjan të Kosovës, ku u vunë në pranga 7 persona.

“Dua të falënderoj të gjithë drejtuesit dhe oficerët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Policisë Kufitare, për angazhimin dhe kontributin në finalizimin e këtij operacioni shumë të suksesshëm, rezultatet e të cilit treguan dhe njëherë më së miri që ne, Policia Shqiptare, jemi tashmë partner i besueshëm, jemi një strukturë që ka arritur pjekurinë dhe profesionalizimin për të bashkëpunuar si e barabartë me të gjitha agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.

Është për t’u vlerësuar jo vetëm finalizimi me sukses i këtij operacioni, por edhe qëndrueshmëria dhe ruajtja e kofidencialitetit dhe e mosdekonspirimit të asnjë veprimi gjatë 15 ditëve të zgjatjes së operacionit.

Të gjithë ju që jeni këtu në sallë e disa nga vartësit e tjerë që mungojnë, të cilët mund të jenë në terren me detyra të tjera, e dinin se çfarë pritshmërie kishin, por nuk na rrodhi asnjë lloj informacioni, asnjë detaj pavarësisht se ishin prezent në terren shumë oficerë nga disa struktura dhe ja arritëm ta finalizonim me sukses.

Falënderimi kalon për çdo njërin jo vetëm nga ju në sallë, por për të gjithë kolegët që kanë kontribuar në finalizimin e këtij operacioni.

Uroj dhe shpresoj që ky rast të na shërbejë si një ogur i mirë që ne të jemi më të organizuar edhe në raste të tjera ku ne do të ballafaqohemi me informacione të kësaj natyre, pavarësisht destinacionit të ngarkesave të realizojmë dhe organizojmë punën për të mbërritur tek pritësit apo për ta thelluar procesin deri në fund. Shumë faleminderit edhe njëherë dhe suksese”, tha Veliu.

Etiketa: Ardi Veliumbledhjepolicia kriminale

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Para
‘’Gati për Shqipërinë’’, Rama: Në fund të majit do kontaktojmë studentët e interesuar

‘’Gati për Shqipërinë’’, Rama: Në fund të majit do kontaktojmë studentët e interesuar

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com