GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ardian Nikulajt u vra me kafe në dorë/ Mbahet seanca në Londër, ja vendimi i radhës

10:11 - 05/07/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ardian Nikulajt u vra me kafe në dorë/ Mbahet seanca në Londër, ja vendimi i radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia.

Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023.

Vetë Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë. Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua online nga shtëpia e saj. Lewis Green, avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në gjykatë të një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri. Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar, por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Gjykatësi Daniel Sternberg vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim. Po ashtu gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentat mbrojtës më 29 gusht.

Ndërsa shteti shqiptar kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga Crown Prosecution Service, prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 tetor.

Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg, i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e nëntorit.

Në arrati mbetet britaniku tjetër Harry Simpson, person me Kartelë të Kuqe nga Interpoli pas një urdhër-arresti nga Policia Shqiptare.

Sakaq në Marok është arrestuar Ruben Saraiva, njeriu që sipas policisë shqiptare është autori i vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Edhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri me 19 prill në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30. Policia e Lezhës ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë të vrasjes me 6 plumba të biznesmenit. Krimi lidhet me një seri vrasjesh të tjera të ndodhura në Lezhë, mes familjeve Nikulaj, Lekstakaj dhe Palaj.

Etiketa: Ardian NikulajKryesore1Londerseancavendimi

Lajme të lidhura

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Para
Përndiqte dhe shantazhonte gruan, arrestohet drejtuesi i Acromax Media

Përndiqte dhe shantazhonte gruan, arrestohet drejtuesi i Acromax Media

Discussion about this post

TË FUNDIT

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Lexo më shumë
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com