GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ardit Demiri i Postës harxhon 279 MLN lekë për makina luksoze, ku i çoi furgonët elektrikë?

14:14 - 09/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ardit Demiri i Postës harxhon 279 MLN lekë për makina luksoze, ku i çoi furgonët elektrikë?

Ardit Demiri i Postës harxhon 279 MLN lekë për makina luksoze, ku i çoi furgonët elektrikë?

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur mori drejtimin e Postës Shqiptare (në tetor 2022) administratori Ardit Demiri nuk kujdeset për humbjet e shoqërisë shtetërore, por fokusohet tek harxhimi i të ardhurave. Akoma shoqëria nuk ka bërë publik bilancin vitit 2022, as të vitit 2023, ndërsa Demiri “administron” harxhimin pa kriter të të ardhurave. Pas bashkive dhe spitaleve, Posta Shqiptare renditet në një nga institucionet që zhvillon prokurime pa pushim, zgjatje kontratash, shpesh herë në shkelje të ligjit.

Ky më poshtë është grafiku zyrtar i humbjeve të shoqërisë, përpunuar sipas të dhënave të dorëzuara në QKB.

Shoqëria që deri në vitin 2019 ishte me fitim, në 4 vitet e fundit është bërë gropë nga korrupsioni i drejtuesve. Siç shihet, humbjet çdo vit kapin nga 60 deri 200 milionë lekë (të reja). Kjo vjen nga shpenzimet pa kriter të administratorëve.

Shërbimi Postar Shqiptar në fund të vitit 2020 raportoi të ardhura 2,702 milionë LEK dhe shpenzime 2,755 milionë LEK. Në këto kushte, Posta Shqiptare shënoi humbje neto prej 53 milionë LEK ( të reja) për vitin 2020. Kështu vazhdon kurba e keqadministrimit deri në momentet që raportojmë.

Këtë herë Gijotina.com po sjell në vëmendje një tjetër tender të Postës Shqiptare, me anë të të cilit po bëhet një shpenzim i tepët dhe i përsëritur.

Prokurimi i urdhëruar nga Demiri ka si objekt ‘Blerje Automjete’, është hapur më datë 8 mars 2024 dhe do të mbyllet më datë 25 mars 2024, me fond limit në vlerën 279 milionë lekë. Suke pasur parasysh se Posta Shqiptare ka aq shumë mjete sa nuk ka ku i parkon, bëjmë pyetjen: A mund t’i kursente Arditi këto lekë?

Ajo që na bie në sy është loti me objekt “Blerje automjet personeli”, ku nga vlera totale 278 milionë lekë, 67 milionë lekë do të shpenzohen për këtë automjet. Dhe bëhet fjalë për blerjen e një furgoni që mund të transportojë 20 persona.

Deri këtu mund ta marrim si të mirëqenë që një furgon i thjeshtë transporti personeli kushtoka kaq shumë lekë. Por, s’mund të harrojmë se disa furgonë të tillë Posta Shqiptare i bleu në vitin 2021. Në atë vit përmes projektit ‘Shko Gjelbër’ Posta Shqiptare ka blerë 11 furgonë elektrik, ku një pjesë ishin për shërbim postar dhe një pjesë për transport personeli.

“Posta Shqiptare Sh.A., fuqizoi flotën  e automjeteve  me 12  furgonë  ekologjik kargo nga të cilët: shtatë  furgona ekologjikë kargo, pesë furgonë 100%  elektrikë  kargo  dhe 6 stacione  karikimi  EV”, raportonte Posta në atë vit.

Çfarë u bë me këto furgonë? Ishin propagandë apo tenderi aktual për të cilin po raportojmë është një justifikimi për të shpërdoruar ca para?

Sepse siç shohim, ky projekt ka edhe një lot tjetër me objekt ‘Blerje automjete për dërgesa postare’. Sipas informacioneve do të blihen 6 makina të tjera për të shpërndarë postat dhe do të shpenzohen 211 milionë lekë.

Gjithsesi ne vazhdojmë të këmbëngulim, që duhet dhënë llogari se çfarë u bë më automjetet e blera në vitin 2021?

Duke parë, raportin e KLSH në vitin 2020, kur ka filluar gropa në financat e Postës, shohim se rekomandohet që të mos bëhen tendera jashtë mundësive për investime. Pra, nuk mund të blesh makina të reja kur je me humbje. Me sa duket, administratori ecën me parimin të bëjë siç kanë bërë paraardhësit. Kohët kanë ndryshuar. Drejtorët po japin llogari penale për shpërdorimet, pavarësisht mbështetjes politike që mund të kenë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: .abuzimArdit DemirifurgonemakinaPosta Shqiptaretendera

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Nesër mund të jesh ti!”, aktorët i dalin në krah Elia Zaharisë

“Nesër mund të jesh ti!”, aktorët i dalin në krah Elia Zaharisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com