GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Argëtim për “oligarkët”, Peleshi privatizon truallin e Rezervave të Shtetit

14:53 - 17/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Privatizimi i pronave të Ushtrisë Shqiptare është shndërruar në një lloj “El Doradoje” për biznesmenët e fuqishëm që kanë akses të drejtpërdrejte në zyrat e larta të shtetit dhe qeverisë. Megjithëse disa prej këtyre procedurave u ka dalë tymi dhe janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, duket se asgjë nuk e ndal qeverinë e Edi Ramës të vijojë procedura të dyshimta, me sfond korruptiv, të tjetërsimit të trojeve me vlera të çmueshme, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një situatë e tillë po zhvillohet gjatë muajve të fundit me pronat e Rezervave të Shtetit, një strukturë në varësi të Ministrisë së drejtuar nga Niko Peleshi. Qeveria, me firmën e zv.kryeministres Belinda Balluku, kaloi mbi 95 mijë metra katrorë prona të Rezervave në Lundër në administrimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e, më tej, po synohet privatizimi i saj.

Diçitura: Qeveria kaloi pronat e Rezervave të Lundrës tek Fondi i Zhvillimit

I gjithë “projekti qeveritar” synon ndërtimin e një kompleksi argëtimi dhe sportive për pasanikët që kanë vilat luksoze në periferinë e Tiranës.

 

Skandali me tjetërsimin e pronës

Diku nga pranvera e vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i dërgon një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes, ku i kërkon miratimin e tjetërsimit të truallit të Rezervave të Shtetit në Lundër.

Në këtë kërkesë, e cila iu dërgua për dijeni edhe kryeministrit, Edi Rama, Fondi Shqiptar i Zhvillimit konstatonte se gjendja e godinave të Rezervave është e mjerueshme. Po ashtu, Fondi parashikonte që në atë zonë të ndërtonte një pol rekreativ, që përfshin një kompleks argëtimi dhe sportive.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 6 Tetor 2022, ia përcjell këtë kërkesë për mendim Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit. Në atë shkresë, Peleshi kërkonte informacion për situatën e godinave dhe nëse ishte i pranueshëm tjetërsimi i tyre. Në të njëjtën ditë, Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit ia dërgon shkresën e Peleshi drejtorit të Rezervave të Tiranës.

Ky i fundit, po në 6 Tetor 2022, kthen përgjigje, duke shprehur mendimin që projekti i ri, nëse realizohej, të parashikonte edhe ndërtimin e një infrastrukture të re për Rezervat e Tiranës. Në të njëjtën ditë, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, i kthen përgjigje Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke shprehur dakordësinë e tij në parim.

Diçitura: Komunikimi reaktiv mes ministrit Peleshi dhe vartësve të tij

Pra, duket që Ministria e Mbrojtjes dhe vartësit e tij kanë treguar shpejtësi rrufe në këtë komunikim administrativ, megjithëse vendimmarrja e tyre ishte e një rëndësie shumë të veçantë.

Pas këtij komunikimi, Ministri Peleshi shprehet dakord me projektin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe çështja kalon për miratim në Këshillin e Ministrave. Në vijim, në muajin dhjetor 2022, është miratuar VKM nr. 808, datë 12.12.2022 “Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim “Agjencia Lundër….për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportive”.

 

Nga tjetërsimi tek privatizimi

Por, kjo lëvizje e qeverisë duket se fsheh pas saj qëllimin e vërtetë-atë të privatizimit të një prone, e cila gjendet në një vend shumë të lakmuar. Detajet mbi veprimet e dyshimta qeveritare jepen në një Raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi një audit të zhvilluar së fundmi pranë Rezervave Materiale të Shtetit.

Vendimi i qeverisë parashikonte se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të merrte në dorëzim pronat e Rezervave të Shtetit në Lundër, gjithsej 95 mijë metra katrorë, pasi ai institucion të nënshkruante Marrëveshje për ndërtimin e infrastrukturës së re për rezervat. Në Shkurt të vitit 2023, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, urdhëron ngritjen e komisionit për dorëzimin e pronave të Rezervave të Shtetit, në favor të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Diçitura: Pronat e Rezervave të Shtetit po privatizohen

Ndërkohë që ky i fundit nuk ka nënshkruar ende asnjë marrëveshje për të përmbushur detyrimet e tij, atë të projektimit dhe ndërtimit të godinës së re për vartësit e Peleshit.

Por, përtej këtij “mos-kuptimi” institucional, i gjithë qëllimi i tjetërsimit të pronës në Lundër është privatizimi i tij. Këtë ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili, gjatë auditimit tek Rezervat e Shtetit, ka zhvilluar komunikim edhe me Ministrinë e Financave.

KLSH shkruan në raport se: “Referuar shkresës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me mendimin për projektvendimin e propozuar, trajtohet se kjo pronë është pjesë e listës së pronave për të cilat nga ana e Ministria e Mbrojtjes është shprehur dakordësia për vijim e procedurave të privatizimit por shkresa citon se, nga ana e MFE nuk është miratuar fillimi i këtyre procedurave”.

Në vijim, raporti thekson se “Agjencia Lundër, e cila me një sipërfaqe truall prej 95,320 m2 dhe pozicionim mjaft të mirë, është parashikuar edhe më parë për tu privatizuar pavarësisht se ajo zë peshën kryesore në magazinimin e mallrave ushqimorë rezervë materiale e shtetit në rang kombëtar, çka tregon një qasje të paqartë të hallkave institucionale në drejtim të zhvillimit të aktivitetit të rezervës materiale në tërë”.

 

Pronat e Ushtrisë “nën hetim”

Skandali i tjetërsimit të pronave të Ushtrisë tashmë është në duart e “drejtësisë së re”. Disa kallëzime në seri të ish-ushtarakut të lartë, Artur Meçollari, kanë dërguar në dyert e SPAK-ut ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si edhe funksionarë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në kallëzimet e Meçollarit gjendet edhe emri i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i dyshuar për veprime të paligjshme me pronat e ushtrisë gjatë kohës që mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.

Ish-drejtuesi i lartë ushtarak, Meçollari, akuzon Xhaçkën dhe një pjesë të rëndësishme të zinxhirit komandues të Ushtrisë për tjetërsimin në favor të subjekteve private të pronave të Forcave të Armatosura në Sarandë, Bisht Pallë, Kepin e Rodonit, Shëngjin, e të tjerë.

Siç konstatohet lehtësisht, pronat e ushtrisë, të tjetërsuara në favor të privatëve për ndërtim resortesh, janë të gjitha në zonën bregdetare, e cila u siguron biznesmenëve fitime kolosale me shpenzime minimale.

 

Lexo Balluku kërkon 58 mld lekë për 2024, miliona euro koncesioneve

Etiketa: abuzimBelinda BallukuOligarkerezerva shteti

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Mu mbushën sytë me lot”/ Çfarë e preku Arbana Osmanin?

Arbana Osmani merr “pajën” nga Veliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com