GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Argita Malltezi mesazh Bashës: Je i mbaruar, ja çdo të ndodhë me PD

18:49 - 06/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Jam si sinjali i Batmanit që ftoj të rinjtë për …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO, lidhur me hetimin që SPAK po kryen ndaj tij për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, paralajmëroi se bashkimi i dy grupimeve në PD, ai i etiketuar si Rithemelimi dhe tjetri që identifikohet me Gazment Bardhin, do të ndodhë shumë shpejt.

“Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh. PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë”, tha ajo në një prononcim për A2Cnn.

Më tej, Malltezi u ndal te lideri i PD-së zyrtare, Lulzim Basha duke e cilësuar si të mbaruar.

“Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë”, shtoi ajo.

Një koment Malltezi e pati edhe për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muçi, të cilën Rithemelimi e akuzon se ka shkelur ligjin, duke bërë Enkelejd Alibeajn palë në procesin gjyqësor për vulën e PD.

“KPK ka thënë atë që është një ABC e të drejtës, që Blerina Muçi ka shkelur ligjin duke e cilësuar palë Enkelejd Alibeajn dhe kjo është e vërteta.

Procesi në fjalë është një nga më të thjeshtat në apeksin procedural. Ligji është e zezë mbi të bardhë se çfarë regjistrimesh dhe si bëhet regjistrimi. Përbën një analogji për shoqëritë tregtare. Këtë lloj regjistrimi e bën QKB-ja, kaq e thjeshtë është si proces, dhe të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe gjykata. Ky është pohim i asaj që ndodhin në gjykatat e drejtësisë së kapura.

Gjykata e Lartë ka rikthyer çështjen dhe i ka dhënë një fshikullim të mirë Kolegjit të Apelit. Unë flas për ligjin dhe jo për ata që bëhen zëdhënës të kapjes së drejtësisë. Lulzim Basha dhe për fat të keq juristë në grupimin e tij kanë harruar se çfarë është ligji dhe janë kthyer në masha të Edi Ramës”, tha ajo.

Etiketa: ArgitaBASHAKryesore1PD

Lajme të lidhura

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
EMRI/ Kërkohej nga Greqia, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Tre shqiptarë dhunohen nga 8 persona me uniforma ushtarake/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com