GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Argjentina kampione bote, fitojnë nga penalltitë

18:55 - 18/12/22
në Qatar 2022
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet pjesa e parë, Argjentina udhëheq me dy gola
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë finale, duke ushtruar presion që në fillim të sfidës. Argjentinasit po tregoheshin të rrezikshëm duke kërcënuar disa herë portën e Loris, por pa efikasitetin e duhur për të shënuar.

Mrekullia ndodh në minutën e 21-të, ku Di Maria fiton një penallti të shkaktuar nga Dembele dhe Leo Messi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të.

Goli dytë i Argjentinës

Argjentina nuk e la me kaq, pasi një aksion i ndërtuar mjeshtërisht nga Messi i cili përfundon në këmbët e Mac Allister, ku ky i fundit lë një top të bukur për Di Maria i cili në minutën e 36-të dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

Franca kreu më pas dy zëvendësime, ku në minutën e 41-të Giroud dhe Dembele dalin nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Thuram dhe Kolo Muani. Intensiteti u rrit nga ana e Francës, por skuadra e Scaloni ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të Francës

Pas disa rastesh në fillim të pjesës së dytë nga ana e Argjentinës, Franca zgjohet dhe tenton të gjejë golin e shpresës.

Pas shumë përpjekjesh nga ana e Francës, në minutën e 80-të, ata fitojnë një penallti dhe Mbappe shënon golin e rezultatit 2-1.

Pa mbaruar festa e golit të parë, Mbappe “çmendet” dhe shënon një gol fantastik në minutën e 81-të duke barazuar shifrat.

Argjentina dukej e dorëzuar dhe vetëm po mbijetonte të mos pësonte një gol përmbysjeje.

Koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 2-2.

Pjesa e parë e shtesave ishte me tepër emocione, ku madje Lautaro Martinez humbi dy raste të mira përballë Loris.

Mrekulli e dramë

Pjesa e dytë e shtesave nisi në favor të Argjentinës, ku Lautaro godet fort topin drejt Loris, ku pritja e portierit francez kthehet te Messi dhe ylli argjentinas dërgon rezultatin në 3-2.

Mrekullia ndodh në fund për Francën, ku në minutat e fundit të kohës së shtesave, Franca fiton një penallti dhe Mbappe shënon duke regjistruar kështu dhe tregolëshin e tij personal në këtë finale të madhe Botërore dhe barazon rezultatin në 3-3.

Në goditjen e penalltive, Argjentina ka mundur të fitojë dhe Messi ngre në qiell Kupën e Botës dhe kështu, Argjentina thur edhe yllin e tretë mbi emblemën e tyre.

Etiketa: argjentinaBotekampioneKryesore1

Lajme të lidhura

FIFA njofton kombëtaret, ja cili do të jetë rregulli i ri në Katar 2022
Qatar 2022

Manipulime? FIFA skanon ndeshjet e Botërorit, ja rezultati

20:14 - 26/12/22
“Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi”
Qatar 2022

“Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi”

23:25 - 24/12/22
Arbitri i finales shpjegon pse goli i 3 i Messit ishte i rregullt
Qatar 2022

Arbitri i finales shpjegon pse goli i 3 i Messit ishte i rregullt

23:28 - 23/12/22
Para
VIDEO/ Me lot në sy, ja si festojnë lojtarët argjentinas

VIDEO/ Me lot në sy, ja si festojnë lojtarët argjentinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com