GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Argjentinë/ Milei fiton zgjedhjet legjislative

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Argjentinë/ Milei fiton zgjedhjet legjislative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argjentina i ka besuar sërish Javier Mileit duke i dhënë atij një fitore të papritur në të gjitha zgjedhjet legjislative që dje rinovuan gjysmën e Dhomës së Deputetëve (127 nga 257) dhe një të tretën e Senatit, shkruan corriere.it.

Partia e presidentit, ‘’La Libertad Avanza’’, ka tejkaluar 40 për qind të votave në nivel kombëtar, duke fituar sfidën me peronistët e ‘’Fuerza Patria’’ në pothuajse të gjitha provincat – nga Kordoba në Santa Fe, deri në skajin jugor të Terra del Fuoco – dhe po rikthehet edhe në provincën e Buenos Aires, një bastion i së majtës, ku në fillim të shtatorit kishte një epërsi prej 14 pikësh në zgjedhjet lokale.

“Urime presidentit Javier Milei për fitoren e tij dërrmuese në Argjentinë. Ai po bën një punë të jashtëzakonshme! Besimi ynë tek ai është justifikuar nga populli argjentinas”, shkroi Trump në Truth.

Asnjëherë një zgjedhje e mesit të mandatit në Argjentinë nuk është ndjekur kaq nga afër nga Uashingtoni dhe e gjithë bota.

Referendumi u shndërrua në një plebishit mbi qeverinë ultraliberale të Mileit, dy vjet pas betimit të tij triumfues si president, nën syrin vigjilent të “mikut amerikan” Donald Trump, i cili ditët e fundit e lidhi mbështetjen vendimtare financiare të Shteteve të Bashkuara me suksesin e presidentit.

”Nëse ai nuk fiton, ne jemi jashtë”, tha Trump.

Sipas parashikimeve fillestare, ‘’Libertad Avanza’’, me 64 përfaqësuesit e saj të sapozgjedhur, do të fitojë më shumë se një të tretën e vendeve në Kongres dhe kështu do të jetë në gjendje të parandalojë opozitën nga bllokimi i vetos presidenciale mbi ligjet që kërcënojnë buxhetin e balancuar.

“Mos u dorëzoni, sepse jemi në gjysmë të rrugës dhe jemi në rrugën e duhur”, tha Milei gjatë evenimentit përmbyllës të fushatës së tij në qytetin e Rosarios.

Etiketa: ARGJENTINEJavier MileitMilei

Lajme të lidhura

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet
Botë

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

08:38 - 16/11/26
Para
Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze
Aktualitet

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

08:23 - 17/11/26

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për bashkim opozitar, duke deklaruar se kreu i...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2026

07:34 - 17/11/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2026

07:32 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com