GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arif Tafani i fal 400 mln lekë Nuri Ballës për të pastruar barishtet e digës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Arif Tafani i fal 400 mln lekë Nuri Ballës për të pastruar barishtet e  digës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani, iu bashkohet homologëve të dijë me tendera abuzivë, fonde të lartë dhe për punë që duhet të ishin kryer me kohë. Edhe Bashkia Belsh nuk kë bërë gjatë viti mirëmbajtje të digës së rezervuarit, por tani që situata është alarmante pasi edhe intensiteti i shirave është shtuar, kujtohet se duhen hequr barishtet, dherat dhe mbeturinat e tjera që kanë bllokuar kanalin shkarkues të digës.

Sigurisht punë e vonuar rrit shpenzimet. Me siguri edhe juve njësoj si ne ju duket i fryrë fondi 400  milionë lekë për këtë tender me objekt ‘Punime për rehabilitimin dhe rritjen e sigurisë së Digës Belsh dhe pastrimin e kanalit të shkarkimit(vaditës)’, për vetëm 7 muaj punë, më pas nis avazi.

Tafani shpalli të  hapur prokurimin më datë  16 dhjetor dhe e ka mbyllur më datë 14 nëntor.

 

12 firma janë zotuar të marrin pjesë na këtë garë,  ku AIDA CONSTRUCTION dhe ZRAVA shpk kishin oferta më të mira me vlerë 220 milion lekë. Por këto ofertë u shkualifikuan me argumentin se  nuk kanë arritur të dorëzojnë fizikisht të gjitha dokumentacionit e nevojshme. Më pas janë skualifikuar edhe   9 ofertat e tjera, për të cilët nuk është dhënë asnjë argument.

Ja me këto taktika abuzuese, që APP, KPP dhe SPAK nuk i vëmë re, Tafani i hapi rrugën firmës Eri SHPK, në pronësi të Nuri Ballës. Sigurisht pa asnjë konkurrent përballë firma në fjalë u shpallë menjëherë fituesi, pra nuk kishte garë dhe asnjë komision që shqyrtoi ofertat. Më datë 6 dhjetor është bërë publike kontrata dhe Open Data e ka vlerësuar me Flamur të Kuq.

 

Pazar me oligarkun Balla

Ne kemi treguar më parë që Balla ka marrë para edhe nga torta e madhe e inceneratorit të Elbasanit. Në vitin 2022, Ballës i janë dhuruar 169 milionë lekë në tenderin që kishte si objekt për të siguruar automjetet që do të përdoren për shpërndarjen e mbetjeve brenda landfillit. Tenderin e zhvilloi “ECO ELB Sh.A”. Pjesëmarrës sipas dokumenteve ishte vetëm “ERGI” sh.p.k. që është shpallur edhe fitues.

Ky operator u zotua se do të siguronte mjetet që i duhen për transportin e mbetjeve të rënda, përfshirë dhe buldozerët për të shpërndarë mbetjet brenda landifllit. Kujtojmë se prej fundit të vitit 2021, Inceneratori i  Elbasanit u sekuestrua nga SPAK pas hetimeve për korrupsion me koncesionin. Por pazaret vazhdonin edhe më pas, ku ka përfituar Nuri Balla.

Gjithashtu, kjo kompani është denoncuar edhe nga vetë deputetët e mazhorancës për tenderin 65.3 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugës Fier Shegan-Divjakë.

“ERGI” në bashkëpunim me një tjetër firmë në kontratë, nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë të vetme rrugën duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme. Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ka patur zero mirëmbajtje nga ky grup kompanish nën kontratë, sipas denoncimit publik.

Tenderi për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz” u zhvillua në mars 2022. Në garë u paraqitën 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS për vlerën 65.3 milionë lekë. Kontrata u lidh në gusht 2022 me afat 24 muaj. Me të tilla privilegje përfitoi edhe këtë fond nga Tafani, i cili sigurisht ka marrë shpërblimin e tij.

 

Etiketa: Arif TafaniBashkiblshErgi Ballanuri ballaopen data albaniatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tragjedi/ Rrëzohet avioni me 72 pasagjerë në bord

Tragjedi/ Rrëzohet avioni me 72 pasagjerë në bord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë....

Lexo më shumë
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com