GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arjan Ndoja mbetet deputet, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit

13:15 - 19/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Ndojit, Zëri i Amerikës: Si u arrestuan 3 persona

Ish-prokurori Arjan Ndoja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegi Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, dhe ka lënë në fuqi mandatin e deputetit Arjan Ndoja për qarkun Durrës në listën e hapur.

Ulliri e kishte kërkuar mandatin duke pretenduar se i takon asaj bazuar në kuotat gjinore.

“Pas përfundimit të kësaj seance, mund të them se ndiej më së shumti keqardhje sesi u trajtua kjo seancë, pavarësisht pretendimeve ligjore, të cilat nuk ishin me vend, siç ishte pretendimi se ne nuk jemi palë e legjitimuar, sepse kemi kaluar dy seanca me komisionerë dhe KAS-in, ku në jemi legjitimuar si palë e interesuar. Sot kuptuam se një pjesë e drejtësisë që ne aspirojmë me të vërtetë, mungon. Këtë betejë, si çdo betejë tjetër timen, do ta çoj deri në fund,” u shpreh Ulliri pas pjesëmarrjes në seancën e ankimimit.

Avokati i saj, Indrit Sefa, tha se beteja e nisur që në fillimin e saj është menduar të çohet deri në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj që atje [në Gjykatën Kushtetuese] do të përfundojë dhe do të marrë një përgjigje përfundimtare. Vendimi i sotëm për të mbyllur dyert e gjykatës dhe aksesin në drejtësi ndaj një kandidati i cili kundërshton një vendim që sjell efekte për të personalisht, si individ, është i pashpjegueshëm,” deklaroi ai.

Tri javë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve interpretoi së pari se kandidatja Ulliri ka marrë më pak vota pëlqyese se Ndoja dhe, së dyti, se kuota gjinore që ajo pretendon nuk është e aplikueshme në këtë rast, për shkak se ligji thotë se në listën e hapur, kandidatët renditen mbi bazë votash pasi është shteruar lista e mbyllur dhe pastaj mbi bazën e kuotës gjinore.

Etiketa: Andia UlliriArjan NdojaKolegji Zgjedhor

Lajme të lidhura

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Para
Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar

Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com