GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arka dhe thasë me kanabis, policia jep detaje: 11 të arrestuar në Berat

10:41 - 11/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Arka dhe thasë me kanabis, policia jep detaje: 11 të arrestuar në Berat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Berat janë arrestuar 11 persona. Ata akuzohen se kultivonin sera me kanabis në fshatin Rërëz. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, dhanë detaje në një deklaratë për shtyp. Për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”. Të zhvilluar në Berat, ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, së bashku me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat Albiona Papajani, Eni Çulli dhe me kolegët e mi, me qëllim informimin e publikut, në lidhje me një megaoperacion policor, në qarkun e Beratit.

Siç jeni në dijeni nga komunikimet e përditshme, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D., kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë.

Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.

Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat. Për të cilat Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike. Si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:

– H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestuan edhe 3 armë zjarri. Konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës. Të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,

  • 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe
  • 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike. Si dhe 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar. Si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.

Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike. Si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor. I kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me specialistët e Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti. Duke bashkëpunuar ngushtësisisht me agjencitë ligjzbatuese. Si dhe duke u mbështetur fuqimisht te aleatët tanë kryesorë që janë qytetarët. Ndaj vazhdimisht i ftojmë qytetarët që të vijojnë të mbështetin edhe më shumë Policinë e Shtetit. E cila është çdo ditë në shërbim të sigurisë së komunitetit.

 

 

Etiketa: arkaBeratPolicia

Lajme të lidhura

“One Albania” nën akuzë për mashtrim sistematik dhe zhvatje ndaj partnerëve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin
Aktualitet

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

12:39 - 22/04/26
Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve
Aktualitet

Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

12:16 - 22/04/26
Para
Rama

Debati me emigrantët, Rama për Sky News: Qeveria britanike të kërkojë falje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit
Kosovë & Rajon

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Kosova përballet me rrezikun e një krize...

Lexo më shumë
“One Albania” nën akuzë për mashtrim sistematik dhe zhvatje ndaj partnerëve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

12:39 - 22/04/26
Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

12:16 - 22/04/26
Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com