GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Arkivi” që “fundos” problematikët, policia tender 1.8 mln euro për krijimin e qendrës “AMAIS”

16:10 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Arkivi” që “fundos” problematikët, policia tender 1.8 mln euro për krijimin e qendrës “AMAIS”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po krijon një qendër të avancuar teknologjike sa i përket identifikimit biometrik të personave të skeduar dhe me veprimtari kriminale. Një tender me fond limit 224 milionë lekë apo 1.8 milionë euro është hapur tashmë dhe synon që të rrisë shpejtësinë e përpunimit të të dhënave biometrike në një sistem të vetëm. Projekti quhet AMAIS apo ndryshe Automated Multi-Aplication Identification System.

Në të parashikohen të përfshihet integrim i disa sistemeve të ndryshme të cilët deri më tani përdoren më vete, duke filluar nga sistemi i identifikimit automatik të fytyrës apo imazheve fotografike, i gjurmëve te gishtave, i zërit, i përshkrimit fizik të personit, sistemi i identifikimit automatik të të panjohurit apo ai i identikitit. Qendra AMAIS është një zgjidhje qendrore e IT, ku do të mblidhen dhe shpërndahen të dhënat nga të gjitha sistemet për identifikim, menaxhim dhe kërkimin biometrik, në strukturat përkatëse policore për personat e shoqëruar, ndaluar apo të arrestuar në strukturat e Policisë së Shtetit.

Imazhet e fytyrave të personave që janë depozituar ndër vite në dispozicion të Policisë Kriminale të ruajtura në sistemin e saj DEEPSEE. Përmes saj, pas hedhjes së të dhënave në AMAIS, pritet të bëhet krahasimi i imazheve digjitale të personave që janë fiksuar në veprimtari të ndryshme kriminale. Ndërkohë, sistemi imazhet e gjurmëve te gishtave të administruara në sistemin AFIS/APIS Papillon 9, i instaluar pranë Institutit të Policisë Shkencore, do të përdoret për të krahasuar gjurmët e gishtave te personave

Ky sistem parashikohet të ketë një databazë të imazheve të fotografive në një sasi prej minimalisht 100.000 imazhe të ruajtura në një server. Ai do të jetë i aksesueshëm nga përdorues të caktuar të Policisë së Shtetit me qëllim kryerjen e krahasimeve automatike te paktën të 100 kërkesave në ditë, të dërguara nga pajisje të ndryshme të lidhura me këtë sistem dhe përgjigja për një kërkim në sistem do të jetë brenda jo më shumë se 10 sekonda në pikun e kërkesave ditore.

Me anën e tij arrihet në identifikimin e personit që mund të jetë shoqëruar në një komisariat policie me saktësi të lartë afër 100%, në rast se personi i shoqëruar ka imazhe fotografie në bazën e të dhënave fotografike të sistemit. Operatorët pasi e procedojnë imazhin e fotografisë dhe e fusin për kërkim në bazën e të dhënave të fotografive, sistemi arrin të shfaq një listë kandidatësh që kanë përputhje me foton e personit duke i renditur ato në këtë listë sipas sasisë së pikëve të renditur me një rend zbritës, duke rritur përqindjen e rezultatit kur imazhi është i një cilësie të mirë. Përveç arkivit fotografik, kërkimi automatik kryhet edhe në arkivin e personave të panjohur dhe në atë të identikiteve./Shqiptarja

 

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Grabitja e grurit në Ukrainë, zbulohet vendi ku po e dërgon Rusia

Një rrugëdalje për grurin, çfarë po ndodh me marrëveshjen Ukrainë-Rusi!?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com