GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Armand Duka: Shqipëria, ekipi më i shpërblyer në Evropë. Çunat e meritojnë të festojnë

20:42 - 14/10/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Armand Duka: Shqipëria, ekipi më i shpërblyer në Evropë. Çunat e meritojnë të festojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan, pas fitores së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë.

Duka u shfaq shumë i lumtur për këtë triumf, duke thënë se çdo takim është shumë i rëndësishëm. Sipas tij, objektivi nuk ka ndryshuar dhe synohet vendi i parë në grup. Numri 1 i futbollit në vend, deklaroi se ekipi e meriton të festojë sot.

“Çdo ndeshje e Shqipërisë është shumë e rëndësishme, qoftë miqësore dhe jo në një grup si ky. Përgjegjësia për çunat ishte shumë e madhe, sidomos pas asaj ndeshje ndaj Çekisë. Lojtarët meritojnë më shumë se dy humbjet e fundit.

Ne kemi të njëjtin objektiv, që është vendi i parë. Është një grup shumë i vështirë. Nëse mendojmë se kemi dy ndeshje në shtëpi dhe do të fitojmë, është e gabuar. Duhet dhënë maksimumi. Çunat e meritojnë të festojnë pas kësaj ndeshje. Dy ndeshjet e fundit janë shumë të vështira. Ukraina është ekipi më me kualitet, ndonëse kanë vetëm 3 pikë. Uroj që çunat t’i kemi mirë dhe të na kthehen ata që munguan.”, tha Duka.

Kreu i futbollit në vend, zbuloi një bisedë me Dakun dhe trajnerin Silvinjo pas ndeshjes, ndërsa i pyetur për premion, theksoi se Shqipëria është ekipi më i shpërblyer në Evropë.

“Nuk më intereson sa ndeshje ta humbur Gjeorgjia, por më intereson fitorja jonë. Ne nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, sepse nuk jemi Spanja. Ky është futbolli. Padyshim që ka edhe ditë jo. Shpresoj që shumica e ditëve të jenë pozitive. Ne kishim shumë emocione. Janë emocione që nuk shmangen në futboll. I thashë Dakut, që ta kishte bërë atë gol dhe do ishim më të çliruar, ndërsa Silvinjo më tha se kështu shijon më shumë.

Ekipi ka premio për objektivin vendi i parë. Skuadrën nuk e motivon premio. Fanella të motivon shumë, sidomos në këto kushte që vinim pas një humbje. Ekipi e kishte peng humbjen në Tiranë. Padyshim që nuk mungojnë edhe shpërblimet dhe mendoj se ekipi jonë është më i shpërblyeri në Evropë.”, deklaroi Duka.

gijotina.com/

Etiketa: Armand DukaKryesore1

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër/ Policia: Autori i krimit është i mitur, u identifikua nga kamerat

Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër/ Policia: Autori i krimit është i mitur, u identifikua nga kamerat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish zëvendës...

Lexo më shumë
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com