GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Armando Subashi hedh 364 MLN lekë në një kanal të ujërave të zeza, kontrata jepet pa garë

12:36 - 26/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Subashi hedh 364 MLN lekë në një kanal të ujërave të zeza, kontrata jepet pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur një komision cakton fondin limit të një tenderi 100 deri në 150 milionë lekë më të lartë se sa vlera që ofron tregu, nuk ka asnjë shpjegim përveç planeve për të përvetësuar. Konkretisht, kryetar i Bashkisë Fier, Armando Subashi, që është kujtuar të rregullojë ujërat e zeza tek bulevardi kryesor, ka vendosur vlerën e tenderit mbi 364 milionë lekë, kur kompanitë ofruan ta bëjnë me 35% më pak.

Fjala është për tenderin e Bashkisë Fier me objekt  ‘Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza Bulevardi “Jakov Xoxa”, nga rrethrrotullimi Ura Sheq – rrethrrotullimi i Sharrës’. Sikur shihet nga foto në bulevard afër rreth rrotullimit, do të hapet sërish kanali i vjetër i ujërave të zeza dhe do të ndërrohen tubat në një gjatësi afro 400 metra.

 

Red Flag

Tenderi është hapur me datë 12 qershor 2024 dhe është mbyllur me datë 27 qershor, ku janë dorëzuar oferta për të marrë pjesë në garë 12 kompani.

Kjo do të thotë se mund të zhvillohej një garë për të zgjedhur ofertën më të mirë dhe në përputhje me ligjin.

Që në fazën e parë, kryetari Subashi ka skualifikuar 11 oferta, përfshirë këtu edhe propozimet më ekonomike të dorëzuar nga firma “Z D R A V A” SHPK me vlerë 237 milionë lekë,  Mela shpk me vlerë 230 milionë lekë dhe BESTA SHPK me vlerë  207 milionë lekë.

Ato janë skualifikuar me argumentet se kanë mungesa dokumentacionesh të dërguara fizikisht në raport me dokumentet e ngarkuara në sistem.

Nëse Autoriteti Kontraktor me titullar Armando Subashin dhe personin e autorizuar prej tij, nënkryetarin Andius Olldashin, do t’i kishte vënë në dijeni këto firma problemi do të zgjidhej dhe përfitonte arka e bashkisë me kursimin e fondit. Përderisa i kanë ngarkuar online dokumentet, firmave nuk do iu  kushtonte shumë kohë t’i dërgonin ato edhe fizikisht. Kështu do vazhdonin garën rregullisht. Madje njëra ofertë është përcaktuar anomalisht e ulët. Sigurisht që duket e ulët, nëse e cakton fondin e hapjes së një kanali 150 milionë lekë më të lartë se sa janë çmimet në treg.

Por Subashi dhe komisioni i tij e kanë paracaktuar fituesin. Sipas të dhënave, pas 3 ofertave më të lira, u skualifikuan edhe 8 oferta të tjera, dhe për në fazën finale mbeti vetëm propozimi i  bashkimit të operatorëve “Ngracan” SHPK – “Glavenica” SHPK me vlerë 243 milionë lekë. Kjo ishte në një nga ofertat më të shtrenjta, por pa asnjë konkurrent përballë në finale, u shpall fituese e tenderit.

Për gati një muaj kontrata qëndroi në sirtar dhe është publikuar më datë 25 korrik 2024.

Kjo kontratë është firmosur në kundërshti me ligjin mbi prokurimet në mungesë të konkurrencë. Objekti do të zbatohet me vlerë të plotë brenda grafikut të punimeve që është caktuar 3 muaj, por financimi do të bëhet në 2 vite buxhetore (2024, 2025), përkatësisht në shumat 24 000 000 lekë me TVSH për vitin 2024 dhe diferenca do të financohet për vitin 2025. Në total vlera e kontratës është afro 293 milionë lekë përfshirë TVSH.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq” për të treguar riskun e korrupsionit që ka kjo procedurë. Kujtojmë se kryebashkiaku Subashit është thirrur në SPAK lidhur me aferën e inceneratorit.

Po ashtu Subashi është kallëzuar në prokurori edhe për prishje selektive të ndërtimeve gjatë rikonstruksionit të bulevardit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimarmando subahsikanale te ujerave te zezared flagtendertubo

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Zbulohet një “fole” prostitucioni në Durrës/ Arrestohen disa persona, mes tyre dy vajza

Zbulohet një “fole” prostitucioni në Durrës/ Arrestohen disa persona, mes tyre dy vajza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com