GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Armando Subashi, i munguari i madh në hetimin e inceneratorit Fier

15:13 - 21/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë nga 11 personat e akuzuar së fundmi për përfshirje në aferën e inceneratorit të Fierit, u lanë në qeli nga Gjykata e Posaçme. Në listën e personave të prangosur është pronari i kompanisë mbikqyrëse të punimeve në landfillin e Fierit. Si edhe disa djelmosha, të cilët, ndoshta pa vetëdijen e tyre, janë përfshirë në skemën mashtruese disa miliona euro.

Veprimet e Prokurorisë Speciale, SPAK, nuk kanë bindur ende opinionin publik mbi seriozitetin e hetimeve mbi aferën qindra milionë euro të inceneratorëve.

Deri më tani, prokurorët specialë kanë lënë jashtë hetimeve zyrtarët e lartë qeveritarë. Të cilët dyshohet se kanë hartuar procedura të kundërligjshme dhe favorizuese për “bosët e inceneratorëve”, Zoto dhe Mërtiri.

“Gijotina.com” raportoi më herët mbi dyshimet e forta që qëndrojnë mbi ish-zv.kryeministrin socialist, Edi Rama. Por, në hetimet për inceneratorin e Fierit mungon edhe një aktor i dorës së parë, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Kryeqytetari fierak është i kallëzuar në SPAK, së bashku me një mori zyrtarësh të tjerë.“Gijotina.com” ka siguruar pjesë nga kallëzimi që është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme ndaj Armando Subashit.

Përgatitja e terrenit

Këshilli Bashkiak i Fierit, me propozimin e kryetarit të Bashkisë, Armand Subashi, shpall “gjendjen e emergjencës mjedisore” me Vendimin nr. 40, dt. 26.10.2015. Vendimi i Këshillit Bashkiak mbështetet në Vendimin e paligjshëm të Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Mbetjeve, dt. 05.02.2014, pasi kjo strukturë nuk e kishte tagrin ligjor për të shpallur gjendjen e emergjencës.

Pas shpalljes së situatës së emergjencës mjedisore, nisi të zbatohet skema e orientuar drejt “klanit të inceneratorëve”.

Në vitin 2015, shoqëria “Buidling Construction & Green Energy” ka aplikuar, nëpërmjet procedurës së “propozimit të pakërkuar” për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Fierit dhe prodhimin e energjisë duke depozituar një projekt teknik, financiar dhe mjedisor pranë Ministrisë së Mjedisit.

Kompania, në momentin e aplikimit, ka pasur aksionere shtetasen Sevi Zani, një juriste në kompaninë “Integrated Technology Service”, në pronësi të Klodian Zotos. Po ashtu, projekti Teknik i “propozimit të pakërkuar” ishte realizuar nga “Integrated Technology Service” dhe “Energy 2” srl.

Ministria e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, nis procedurat për dhënien me koncension të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier.

Ministri i Financave i kohës, Shkëlqim Cani, në Janar 2016, shprehet parimisht dakord për procedurën e propozuar nga Lefter Koka. Megjithatë, ministri Cani shprehu rezervat e tij lidhur me subjektin dhe seriozitetin e investimit të tij. Pasi ky projekt-propozim duhet të shoqërohet edhe me një relacion shpjegues për statusin juridik të shoqërisë dhe kapacitetin e saj për ta realizuar projektin.

Ministri i Financave pasardhës, Arben Ahmetaj, në Qershor 2016, ka konstatuar se projekti koncesionar është i përballueshëm ekonomikisht. Duke u shprehur kështu për rrjedhojë në parim dakort me vijimin e procedurave të mëtejshme koncesionare.

Në shtator 2016, Ministria e Mjedisit, ka bërë thirrjen për kontratë të punëve publike me objekt “Dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Fierit. Dhe prodhimin e energjisë (kontratë e formës Build Operate and Transfer)”.

 

Kompania që paraqiti “propozimin e pakërkuar” përfiton një bonus prej 8 përqind të pikëve. Duke qenë më e favorizuar në procedurën për dhënien me koncension. Në përfundim të procedurave, fituese shpallet bashkimi i operatorëve “Integrated Technology Service” & “Energy 2” srl, të njëjtat që kishin hartuar projektin Teknik të “propozimit të pakërkuar”.

Në mënyrë të çuditshme, kompania që kishte paraqitur propozimin e pakërkuar për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier, “Buidling Construction & Green Energy”, nuk merr pjesë në tender, megjithëse kishte përfituar paraprakisht edhe bonusin qeveritar.

Si e fitoi Zoto kontratën e Fierit

E vetmja kompani që paraqitet në garë dhe që është fituesja e koncensionit me kosto 28 milionë euro është bashkimi operatorëve: “Integrated Technology Services & Energy 2”, të cilat krijuan kompaninë koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment”, Fier.

Pas krijimit të kompanisë koncensionare, ortaku “Energy 2” srl i shet aksionet shoqërisë “Ndërtim Montim Patos”. E cila kishte fitim rreth 45 milionë lekë të reja. Ndërkohë, ortaku tjetër, “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos kishte fitim minimal, të pallogaritshëm.

Pra, koncensionari, me mundësi financiare 45 milionë lekë dhe tërësisht pa përvojë  fitoi kontratën koncensionare me vlerë rreth 28 milionë euro.

Pamundësia financiare e kompanisë koncensionare zbulohet qartësisht nga një detaj financiar. Pasi fitoi kontratën, koncensionari “Integrated Technology Ëaste Treatmen Fier” merr një kredi të madhe bankare. Duke vendosur si kolateral pikërisht kontratën koncensionare.

Njëlloj si në këtë rast, kompania koncensionare, e cila merrte përsipër të realizonte ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier me fondet e saj, nuk kishte asnjë mundësi reale financiare. Edhe në këtë rast, procedura e ndjekur nga autoritetet shtetërore është e shoqëruar me shkelje flagrante të ligjit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim me objekt “Performancën e impiantit të përpunimit të mbetjeve, Qarku Fier” ka konstatuar një seri parregullsish proceduriale. Sipas KLSH-së, operatori ekonomik fitues nuk plotëson kushtet teknike dhe kapacitetet e nevojshme për të kryer investimin.

Në lojë hyn Subashi

Pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet kompanisë koncensionare dhe Ministrisë së Mjedisit. Bashkia e Fierit nis procedurat për caktimin e vendit ku do të realizohej projekti. Fillimisht u përcaktua një territor në pronësi shtet, i cili nuk u pranua nga kompania koncensionare. Megjithëse më herët kishte pranuar vendin e paracaktuar, nëpërmjet nënshkrimit të kontratës koncensionare.

Bashkia e Fierit, nën drejtimin e Armando Subashit, i përgjigjet menjëherë kërkesës së kompanisë koncensionare dhe njofton Ministrinë e Mjedisit për këtë kërkesë. Lefter Koka i kthen përgjigje brenda ditës Armando Subashit. Ku shpreh dakordësinë për ndryshimin e vendit ku do të ndërtohej impianti.

Subashi angazhon Këshillin Bashkiak, duke i sugjeruar të paktën 10 alternativa të tjera. Por duke i orientuar këshilltarët drejt një prone, të parapëlqyer nga kompania koncensionare. Kjo pronë ishte ndërthurje shtet-privat, pra, me kosto shpronësimi. Këshilli Bashkiak miraton sugjerimin e kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

Me datë 28.12.2016, Kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi dhe Kledi Xhaxhiu (me porosi të Ministrit të Mjedisit Z. Lefter Koka), ka firmosur vendimin. Nëpërmjet të cilit ka vendosur të shpronësojë për interes publik, pasurinë e sipërcituar.  Buxhetit të Shtetit iu shkaktua një barrë në vlerë rreth 50 milionë lekë të reja, kosto shpronësimi.

Lexo edhe: Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeinceneratori i fieritMinistria e FinancaveSubashitender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Shfryhet operacioni, lirohen 5 “vrasës me pagesë”

Shfryhet operacioni, lirohen 5 "vrasës me pagesë"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com