GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Armela e AMA-s, miliona lekë për ekrane dhe mobilie, denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, nuk ka kohë të merret me shkeljet e kanaleve të licencuara, sepse u marrka me tenderë.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, nuk ka kohë të merret me shkeljet e kanaleve të licencuara, sepse u marrka me tenderë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, nuk ka kohë të merret me shkeljet e kanaleve të licencuara, sepse u marrka me tenderë. Miliona lekë për mobilie dhe ekrane në zyrën e saj, tregojnë dashurinë për luksin! Bëhet fjalë për 70 milionë lekë që do të shkojnë për arredimin e zyrës së saj. Të dy prokurimet janë denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.  Denoncimi i parë është bërë me datë  27 shkurt 2023 nga firma “Xpert Systems” SHPK për tenderin me objekt  “Blerje dhe instalim pajisje Video Wall”, për nevojat e AMA-s”, me fond limit 3,570,300 lekë.

Pra, miliona lekë shpenzon Armela nga paratë e paratë taksapaguesve për të blerë ekrane në zyrën e saj. Pasi nuk i pëlqejnë ata të vjetrit kur prezanton “projektet” me Video Wall.

Këtë tender e ka fituar firma  “Fredi Electronic” SHPK, në pronësi të Alfred Kasmit

. I cili është i njohur për tenderët miliarda lekë që merr më së shumti nga Lali Eri.  Por, këtë herë miku ka kapur AMA-n. Ankuesi pretendon se AMA ia ka dhënë Kasmit tenderin në shkelje të ligjit, pasi firma e tij nuk i përmbush kriteret.

Në ankesë thuhet se firma fituese nuk ka paraqitur autorizimin e prodhuesit ose distributorit të autorizuar për pajisjet e ofertuara në formularin e ofertës, si dhe listën e deklarimit të stafit të nevojshëm. Këto janë mangësi që mund të vërtetohen shumë lehtë, pasi fituesi nuk ka dorëzuar dokumente. Por Armela e AMA-s i ka anashkaluar këto fakte. Tani pritet vendimi i KPP nëse do t’i shoh këto shkelje ligjore apo jo.

35 milionë lekë për mobilje

Ndërkohë, vetëm një ditë më pas, Armela Krasniqit i është denoncuar një tjetër projekt. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje mobilie dhe orendi zyre” me fond limit 3,558,397.00 lekë pa TVSH. I hvilluar më datë 13 shkurt 2023. Brenda pak ditësh Armela ka hequr nga buxheti edhe 35 milionë lekë të tjera për të blerë karrige, tavolina, kolltuqe dhe varëse rrobash për zyrën e saj.

“Muça” SHPK është firma që ka denoncuar këtë tender në KPP, ku pretendon se edhe në këtë rast AMA nuk ka bërë vlerësimin e ofertave sipas operatorëve. Kuptohet se Armela e ka paracaktuar që në fillim fituesin.

 

 Ankimuesi shprehet se AMA e ka skualifikuar nga gara për faktin se nuk ka dorëzuar listën e deklarimit për punonjësit e muajit janar të vitit 2023.

Kur në fakt deklarimi i fundit është bërë në dhjetor të vitit 2022. Më tutje, ankimuesi shprehet se edhe firmat e tjera nuk kanë bërë një deklaratë të tillë. Por janë kualifikuar për në fazën e dytë të tenderit.

Nga këto denoncime shohim se Armela Krasniqi përveç se bën shpenzime marramendëse për arredimin e zyrës, i zhvillon kontrata në shkelje flagrante të ligjit për prokurimet. Drejtorja duke favorizuar disa firma, duke lënë të dyshohet për fatin e parave të tenderuara. Kujtojmë se Armela Krasniqi, pasi punoi zëdhënëse e PS-së u emërua nga Rama drejtore e ATSH-së. Agjencia e lajmeve, për shkak të keqadministrimit e ka humbur krejtësisht rolin e saj të informimit publik. Për këto merita, Krasniqi u vendos nga PS në krye të AMA-s, ku puna ka nisur me arredime e tenderë abuzivë.

Lexo edhe: KPP legalizon mashtrimin me 3 mld lekë për pyllin e Veliajt, që nuk ekziston

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzim kppamaankeseArmela KrasniqiDenoncimmobiliepaisje

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Celibashi: 21 parti kanë bërë kërkesë për regjistrim në zgjedhje

Celibashi: 21 parti kanë bërë kërkesë për regjistrim në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26

Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me...

Lexo më shumë
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com