GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB për Karabagun

18:05 - 12/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB për Karabagun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armenia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbajë një takim urgjent lidhur me përkeqësimin e situatës në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Ky rajon në Azerbajxhan është i banuar kryesisht me armenë etnikë. Në letrën dërguar më 11 gusht te presidenti i Këshillit të Sigurimit, ambasadori armen në OKB, Mher Margarian, tha se banorët e Nagorno-Karabakut “janë në prag të një katastrofe të plotë humanitare”.

Si Armenia, ashtu edhe autoritetet separatiste në Nagorno-Karabak kanë thënë se Azerbajxhani ka bllokuar qasjen në këtë rajon që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke rezultuar në mungesë të furnizimeve me ushqim, ilaçe dhe energji. Tensionet u përshkallëzuan më tej pasi në qershor Azerbajxhani ashpërsoi bllokadën duke vendosur një pikë-kontrolli në rrugën që njihet si Korridori i Laçinit. Kjo është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e shkëputur. Azerbajxhani pretendoi se “disa lloje kontrabandash” ishin zbuluar në makinat e Kryqit të Kuq që vinin nga Armenia.

Duke iu referuar bllokadës, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, tha më 11 gusht se ndalimi i dërgesave me ndihmë humanitare përbën “gjenocid”.

Pashinian po ashtu paralajmëroi Azerbajxhanin kundër asaj që ai e quajti “anulim të mundësisë historike për paqe” mes dy shteteve në Kaukazin Jugor.

Azerbajxhani mohon se po bllokon Nagorno-Karabakun dhe ka ofruar rrugë alternative për dërgesat përmes qytetit Agdam, që gjendet në veri të rajonit dhe kontrollohet nga Bakuja.

Megjithatë, Qeveria separatiste e Nagorno-Karabakut e ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bllokada e Korridorit Laçin nga Azerbajxhani përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020. Kjo marrëveshje, që u ndërmjetësua nga Moska, parasheh një rrugë të gjerë prej pesë kilometrash, që duhet të kontrollohet nga paqeruajtësit rusë.

Një grup i ekspertëve të OKB-së lëshoi një deklaratë më 7 gusht duke shprehur alarmin lidhur me bllokadën që Azerbajxhani ka vendosur në Korridorin e Laçinit. Ekspertët thanë se kjo bllokadë ka çuar në krizë të rëndë humanitare në Nagorno-Karabak.

“Me heqje e bllokadës, autoritetet [e Azerbajxhanit] mund të lehtësojnë vuajtjen e mijëra banorëve në Nagorno-Karabak dhe të lejojnë dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare për popullatën civile”, thanë ekspertët. “Është thelbësore që të ofrohet siguria, dinjiteti dhe mirëqenia e të gjithë persona gjatë kësaj kohe kritike”./REL

Etiketa: armenia

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
“Sulmon Beogradin sepse është miku më i sinqertë i Shkupit”

“Sulmon Beogradin sepse është miku më i sinqertë i Shkupit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com