GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Armëpushimi – Trump në parlamentin izraelit: Jo vetëm fundi i një lufte, por fundi i një epoke terrori

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Armëpushimi – Trump në parlamentin izraelit: Jo vetëm fundi i një lufte, por fundi i një epoke terrori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e hapi fjalimin e tij në Knesset në hebraisht duke falënderuar personalisht Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe duke shprehur entuziazëm për kthimin e pengjeve të fundit të gjallë.

Ai u drejtua presidentit amerikan me deklaratën që “do të gjesh vendin tënd në historinë e kombit tonë, ashtu siç je i gdhendur në historinë e botës.”

“Sa gjatë kemi pritur për këtë moment… Dhe dua t’ju falënderoj personalisht, në emër të të gjithë kombit.Faleminderit shumë, z. President“, tha Netanyahu.

Ai e përshkroi Donald Trumpin si mikun më të madh që shteti i Izraelit ka pasur dhe ka në Shtëpinë e Bardhë.

“Askush nuk ka bërë as edhe një pjesë të vogël të asaj që ka bërë Donald Trump”, tha Benjamin Netanyahu, duke theksuar se propozimi i tij për paqe hap derën për zgjerimin e paqes. “Z. President, ju jeni i përkushtuar ndaj kësaj paqeje. Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje. Dhe së bashku, z. President, ne do ta arrijmë këtë paqe”, vazhdoi udhëheqësi izraelit.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan, Donald Trump nga foltorja e Knessetit, e konsideroi ditën e sotme si ditë feste, referuar armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve Hamas –Izrael. Presidenti amerikan tha se sot nuk shënohet vetëm fundi i një lufte, por fundi i një epoke terrori dhe vdekjeje dhe fillimi i një epoke besimi dhe shprese.

“Pas kaq shumë vitesh lufte të pafundme dhe rreziku të pafund, sot qielli është i qetë, armët janë të heshtura dhe sirenat nuk dëgjohen. Nuk është vetëm fundi i një lufte, është gjithashtu fundi i një epoke terrori dhe vdekjeje dhe fillimi i një epoke besimi dhe shprese. Shpreh mirënjohjen time për një mik, Kryeministrin Netanyahu“, tha gjithashtu presidenti amerikan, duke e përshkruar kryeministrin izraelit si “të vështirë” për të negociuar. “Por kjo është ajo që e bën atë të madh,” vazhdoi Donald Trump.

“Ne kemi njerëz të talentuar që punojnë me ne dhe ne jemi njerëz që e duam vendin tuaj dhe rajonin, Lindjen e Mesme”, tha presidenti amerikan, duke theksuar se gjithçka po fillon të ndryshojë për mirë që nga ky moment e tutje.

“Pengjet janë kthyer, është shumë mirë ta thuash këtë”, tha gjithashtu Donald Trump, duke thënë se ai tani i ka dhënë fund tetë luftërave, përfshirë atë në Lindjen e Mesme. “Dua t’i ndal luftërat. Paqe përmes forcës“, tha presidenti amerikan.

Hamasi liroi këtë të hënë 20 pengjet izraelite në Gaza. Në fillim u liruan 7 pengje dhe më pas grupi i dytë prej 13 pengjesh të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq.

Në këmbim të pengjeve, Izraeli po liron 250 të burgosur palestinezë dhe më shumë se 1,700 të ndaluar – grupet e para kanë filluar të mbërrijnë në Ramallah në Bregun Perëndimor dhe Gazën e pushtuar.

Etiketa: Donald TrumpIzraellufta ne Gaza

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Vorë/Dhunuan dhe grabitën një të ri, arrestohen dy persona, një grua procedohet për moskallëzim krimi

Vorë/Dhunuan dhe grabitën një të ri, arrestohen dy persona, një grua procedohet për moskallëzim krimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com