GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Armët e Martinajt, policia po heton nëse janë përdorur për…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e Ervis Martinajt, xhaxhai: Rama e paralajmëroi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy armët automatike, silenciatori, fishekët dhe uniformat si ato të policisë, që u gjetën nga RENEA në Fushë Kuqe, gjatë aksionit për kontrollin e shtëpisë së të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, u janë nënshtruar ekzaminimeve. TVKlan raporton se policia i ka dërguar ato në laboratorin e Policisë Shkencore, ku ekspertët po kërkojnë për gjurmë të mundshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që i kanë pasur në zotërim. Automatikët po kontrollohen po ashtu edhe për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Vetëm një ditë më parë, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit.

Etiketa: ArmetMartinajngjarje kriminale

Lajme të lidhura

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Aktualitet

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Para
Dyshohet se porositi vrasjen e dyfishtë, Lekocaj flet nga burgu

Dyshohet se porositi vrasjen e dyfishtë, Lekocaj flet nga burgu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

Anuluhet mes mjegullës së korrupsionit tenderi 1.5 miliard lekë i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve të një lagje në...

Lexo më shumë
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com