GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Armët u gjetën te vila në Lundër, Policia në kërkim të call center-it të Beqarajt. Bami iku në Dubai

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Armët u gjetën te vila në Lundër, Policia në kërkim të call center-it të Beqarajt. Bami iku në Dubai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt alias Brahimi, alias Mançellari, të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e regjistruar më 15 Mars në Larushkë të Fushë Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja.

Dy pistoletat e sekuestruara, njëra me lejë dhe tjetra pa lejë, janë gjetur në një vilë luksoze në Lundër të Tiranës, ku jetonte me qera Ilir Beqaraj alias Brahimi.

Prej disa kohë Beqaraj qëndronte së bashku me familjen e tij në Tiranë, duke u vendosur me banim në një kompleks banimi luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri.

Vendosja e tij në këtë kompleks ka bërë që ai të punësojë Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.

Prej 24 orëve Policia kriminale e Tiranës është në verifikime për zbulimin e një biznesi në fushën e Call-Centerave, që besohet se është ngritur nga Beqaraj pa lejen e organeve kompetente dhe se ka dyshime të forta se merret me mashtrimin e qytetarëve të huaj.

Deri në këto momente ekzistojnë dyshime për Beqaraj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Gentian Bejtjas, pasi ende nuk janë siguruar prova konkrete.

Ndërsa për sa i përket punonjësit të tij, Edison Haxhiu, policia dhe prokuroria e Tiranës pretendojnë se ai me makinën e tij tip “Golf 7”, ka arritur të transportojë autorët e krimit në drejtim të fshatit Bubq të Fushë-Krujës.

I njëjti automjet ka rezultuar se është përdorur dhe nga Ilir Beqaraj, ndaj policia ka dyshuar se ai mund të jetë pjesëmarrës në këtë vrasje.

Nisur nga këto dyshime, policia ka ushtruar kontroll në vilën e tij luksoze që ndodhet në një qendër rezidenciale, duke gjetur një pistoletë pa lejë dhe një me lejë.

Nisur nga kjo situatë është bërë arrestimi i menjëhershëm i Ilir Beqaraj për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Ndërsa pas kërkimeve të kryera për lokalizimin dhe shoqërimin e vëllezërve Durim dhe Valter Bami, është provuar se Valter Bami, ka dalë nga Shqipëria pak ditë pas daljes nga burgu, duke u vendosur në Dubai, aty ku qëndron prej disa muaj vëllai i tij, Durim Bami./Ora News

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Para
Aksident në Tiranë, “Toyota” përplaset me semaforin

Aksident në Tiranë, “Toyota” përplaset me semaforin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com