GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arratia e Ahmetajt, gazetarët paralajmërojnë “tërmet”

22:29 - 17/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet shkarkimi i Ahmetajt, Balluku emërohet numri “2” i qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Duke komentuar largimin e Ahmetajt nga Shqipëria, Lala tha se me gjasë është larguar me një valixhe me dokumenta me vete, duke nënkuptuar se ai ka prova edhe për implikimin e personave të tjerë në aferën e inceneratorëve.

“Fakti që vendi ynë i vogël ka një ish zv.kryeministër në arrati, nuk më lë shije të mirë. Arsyet pse Ahmetaj ka zgjedhur ta bëjë betejën e tij në distancë, do ta dëshmojë koha. Të nesërmen, ai nuk ka shkuar me duar në xhepa, besoj ka marrë edhe valixhe me dokumenta. Faktet, na rezulton se ka edhe zyrtarë të tjerë, afera të tjera, është histori ku kupton dështimin e shtetit. Ku ndodhet Ahmetaj? Avokatët thonë që ndodhet në Londër. Por, kam parë një përpjekje për të patur mjegullnajë për këtë, ndodh sa herë ka tentative për të devijuar thelbin e historisë”, tha Lala.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se Arben Ahmetaj ndodhet në Londër. Gazetari hodhi idenë se Ahmetaj mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Rama, por tha se shtetet pritëse nuk e deklarojnë një gjë të cillë nëse ndodh.

“Rradhën e parë e nxorrëm me saktësi edhe orën kur kishte kaluar. Pastaj filloi historia, sepse nuk i interesonte njeriu e vërteta. Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve, sepse Arben Ahmetaj është qytetar i lirë nuk ka masë sigurie në ngarkim të tij. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.

Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambjent familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua.

Nga ai vend dhe deri momentin që flasim, Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër.

Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet. U fol që nuk mund të ketë ikur në Britani, sepse Britania të ekstradon. Jo. Ilir Kumbaron përshembull nuk na e kanë sjellë edhe pse e dinin se ku ishte.

Britania, siç ka dhënë shembuj ekstradimi në shumë raste, ka dhënë edhe raste kur ka implikim politik, nuk i kanë kthyer njerëzit.

Gjithë narrative, se ku është Ahmetaj na sposton nga thelbi i historisë, që është korrupsioni i inceneratorëve.

Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet“, deklaroi Hoxha.

Etiketa: AhmetajHoxhaLala

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Mbijetuan 2 muaj në Paqësor, marinari: Unë dhe qeni im konsumuam…

Mbijetuan 2 muaj në Paqësor, marinari: Unë dhe qeni im konsumuam...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com