Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë.
Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë. Në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.
Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 15 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.
Sot Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 4 prej tyre, 7 u lanë në masën arrest shtëpie, kurse 4 detyrim paraqitje.
gijotina.com/
Discussion about this post