GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

09:59 - 14/01/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të të dënuarit të rrezikshëm Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit.

Mes 8 personave të arrestuar janë edhe kryeinfermieri Aulon Çuko dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë, Desdemon Pazaj.

Kryeinfermieri Aulon Çuko është ndaluar pasi ka plotësuar dokumenta mjekësorë që paraqesnin situatën sikur Altin Ndoci, vuan nga sëmundje të veshkave ndaj ishte e nevojshme të kryhej vizita  në ambjentet e spitalit.

Kujtojmë se punonjësi i policisi Fation Baçi që është marë i pandehur nga SPAK, pasi i dha telefonin Erjon Veliaj për të folur me gruan e tij, Ajola Xoxa.

Emrat e të arrestuarve

-Aulon Çuko– Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Pesë policët e shoqërimit:Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

–Në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka.

Si ndodhi arratisja?   

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci.

Etiketa: altin ndociatrrestimekryeinfermierKryesore1

Lajme të lidhura

“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore
Aktualitet

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Para
Ministri i Venezuelës: Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare

Ministri i Venezuelës: Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Lexo më shumë
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

14:25 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com