GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci, e ndodhur më 13 janar 2026, ka sjellë pasoja të menjëhershme në strukturat drejtuese të sistemit penitenciar. Pas një analize të thelluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është vendosur shkarkimi i gjithë zinxhirit komandues në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës.

Vendimi është marrë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në kuadër të përgjegjësisë institucionale për shkeljet e rënda të konstatuara në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe shoqërimit të të paraburgosurve.

Ndërkohë, Drejtori i IEVP Durrës është shkarkuar nga detyra me vendim të Ministrit të Drejtësisë, si masë direkte pas ngjarjes që ekspozoi dobësi serioze në menaxhimin dhe kontrollin e institucionit.

Arratisja e Altin Ndoci-t, e ndodhur gjatë një shoqërimi për vizitë mjekësore, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi funksionimin e protokolleve të sigurisë, bashkërendimin institucional dhe përgjegjësinë e strukturave drejtuese në nivel lokal.

Hetimet administrative dhe penale vijojnë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa të tjera ligjore dhe organizative për forcimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton
Aktualitet

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26
Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër
Aktualitet

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

14:07 - 07/08/26
Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

13:22 - 07/08/26
Para
Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares – shqetësim serioz për Torinon!

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares - shqetësim serioz për Torinon!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton
Aktualitet

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26

Vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Deborah Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Vendimi për heqjen dorë nga...

Lexo më shumë
Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

14:07 - 07/08/26
U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës

U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës

14:00 - 07/08/26
Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

13:22 - 07/08/26
Humbën jetën në aksidentin tragjik nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

Humbën jetën në aksidentin tragjik nënë e bir nga Shqipëria! Ishin nisur për në punë, por fati i kishte rezervuar udhëtimin e fundit

13:16 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com