Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd gjatë një konference për shtyp nga selia blu.
Berisha kërkoi reagim nga komuniteti ndërkombëtar dhe paralajmëroi protestuea para amabasadës serbe nëse të rinjtë nuk lirohen.
Ai e konsideroi këtë ndërhyrje si shkelje të të drejtave dhe e krahasoi presidentin serb me figura autoritare.
Berisha theksoi se të arrestuarit nuk kanë kryer veprime të tjera përveç shprehjes së mendimit të tyre në rrjetet sociale. Ai shtoi se opozita do të reagojë me protesta nëse autoritetet serbe nuk ndryshojnë qëndrim.
“Së pari dua të dënoj me forcë arrestimin e 4 të rinjve shqiptar në Beograd me urdhër të Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Janë arrestuar me fajin e vetëm se një prej tyre ka postuar në rrjetet sociale një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qermalit dhe Isa Boaletinit. Sipas Beogradit ka thënë fjalë të papërshtatshme për Serbinë.
Ky akt i shëmtuar e barazon Vuçiçin me Kim Jong Un dhe ajatollahët dhe tregon rracizëm e urrejtje ndaj shqiptarëve. Dënoj me forcë aktine shëmtuar dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të të rinjve shqiptarë, siç i bëj thirrje komunitetit shqiptar të dënojë këtë akt që tejkalon të gjitha limitet.
Dënoj gjithashtu heshtjen e argatit të Vuçiçit në Tiranë, Ramës, ndaj aktt të padronit të tij. Katërt tifozët nuk kanë kryer asnjë akt përveçse kanë postuar në rrjetet sociale status me flamur dhe kanë thënë mendimet e tyre për Serbinë, mendime që sipas Vuçiçin qenkan të ndaluar që të thuhen brenda territorit serb.
Kjo është unike në botë. Bëj thirrje për lirim e tyre ose për ndryshe opozita do të ndërmarrë protesta të fuqishme para përfaqësisë së Beogradit në Tiranë”, tha ai.










Discussion about this post