GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë

12:01 - 18/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e ndodhura një ditë më parë në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Në total janë vënë në pranga 11 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lira 15 të tjerë, mes tyre edhe të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar, disa pjesëmarrës në tubim janë konstatuar duke hedhur mjete piroteknike dhe molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Si pasojë e këtyre veprimeve, 5 punonjës policie janë dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu blutë e kryeqytetit thonë se janë sekuestruar 45 molotovë, të cilët dyshohet se ishin përgatitur për t’u përdorur gjatë vijimit të sulmeve.

Të arrestuarit janë:

1-Klemend Çuçka,

2-Bujar Tusha,

3-Henri Shapllo,

4-Mirvet Toçilla,

5-Igball Domi,

6-Semi Bici,

7-Bardhyl Ndou,

8-Gentjan Tuga,

9-Edison Shyti,

10-Sokol Bajraktari

11-Ernest Kapo

U proceduan:

1-Klevis Balliu

2-Aulon Kalaja

Njoftimi:

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë gjatë tubimit të zhvilluar më datë 17.04.2026, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.

Procedohen penalisht 15 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, më datë 17.04.2026, disa prej pjesëmarrësve janë kapur në flagrancë duke hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe kanë kundërshtuar dhe goditur me molotovë dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Si pasojë, 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 38 vjeç; B. T., 29 vjeç; H. Sh., 30 vjeç; M. T., 50 vjeç; I. D., 18 vjeç; S. B., 25 vjeç; B. N., 42 vjeç; G. T., 48 vjeç; E. Sh., 37 vjeç; S. B., 55 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

 

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. T., 20 vjeç; A. C., 51 vjeç; A. R., 25 vjeç; N. M., 30 vjeç; R. N., 25 vjeç; Nj. S., 25 vjeç; E. N., 27 vjeç; D. K., 30 vjeç; E. B., 39 vjeç; A. Z., 20 vjeç; A. P., 20 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe për shtetasin A. K., për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: arrestimemolotove

Lajme të lidhura

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

13:42 - 18/04/26
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri
Aktualitet

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26
Zjarri te komplelsi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente
Aktualitet

Zjarri te komplelsi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

13:15 - 18/04/26
Para
Ambasadori i Indisë nga Pogradeci: Do të sjellim edhe më shumë indianë në Shqipëri

Ambasadori i Indisë nga Pogradeci: Do të sjellim edhe më shumë indianë në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

13:42 - 18/04/26

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Lexo më shumë
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26
Zjarri te komplelsi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Zjarri te komplelsi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

13:15 - 18/04/26
Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

13:10 - 18/04/26
Gjykata Administrative shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon ashpër Balla: Lajthitje!

Gjykata Administrative shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon ashpër Balla: Lajthitje!

12:50 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com