GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimet nga SPAK-u, Berisha: Të dirigjuara nga kryehajduti Rama

12:36 - 18/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimet nga SPAK-u, Berisha: Të dirigjuara nga kryehajduti Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha pohoi sot se koncesionet në shëndetësi janë afera e dytë më e madhe e shekullit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh faturë e këtij koncesioni pritet të shkojë deri në 170 mln euro.

Teksa përshëndeti arrestimet nga ana e SPAK, Berisha u shpreh se “trungjet e vërtetë të këtij koncesioni janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama, dhe se vendimet për ato arrestime u mbajtën të fshehta nga Qershori dhe vendosën të veprojnë vetëm pasi u dirigjuan nga kryeministri.

Berisha u ndal në tre firmat e hedhura nga Beqja, me të cilat sipas tij lumturoi Lilon e tij brenda natës, duke iu referuar biznesmenit Ilir Rrapaj.

“Koncesionet në shëndetësi janë vjedhja e dytë më e madhe e shekullit. Fatura e tyre minimale e përcaktuar si faturë dysheme shkon në 450 mln euro apo 45.5 mld lekë.

Por sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave kjo faturë ka potencialet që të shkojë 900 mln deri në 1 mld euro mbi shpatullat e shqiptarëve.

Sot natyrisht çështje dite është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit që ishte parashikuar tju kushtonte në 10 vite taksapaguesve shqiptarë 80 mln. Në 5 vitet e para ka kushtuar për shkak të vjedhjeve 76 mln euro.

Kjo faturë pritet të shkojë deri në 170 mln euro.

Autor kryesor absolut dhe mbështetësi i vjedhjes së dytë të shekullit, Ilir Beqaj dhe Edi Rama janë të paprekshëm dhe mbi ligjin

Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke konsideruar legjitime të gjithë urdhër arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën unë uroj që qytetarët shqiptarë mos të pengojnë degzat dhe gjethet të shohin trungjet, sepse kjo do të ishte një katastrofë.

E vërteta e pamohueshme është se trungjet e kësaj aferë të madhe janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama.

Ilir Beqaj është autor kryesor sepse ai ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10 vjecar të sterilizimit dhe ka firmosur renditjen ne garën falso të dhënies së koncesionit 100 mln euro në favor të Lilos së tij një emigrant që kishte të punësuar veten dhe një tjetër. Kurse së fundmi një kompani e regjistruar në Kosove me gjithsej 1mijë euro.

Beqaj ka firmosur kontratën në të cilën në shkelje flagrante të ligjit janë lënë të hapur dyert për të vjedhur sa më shumë”, tha ndër të tjera Berisha.

Etiketa: berishaRamaSpak

Lajme të lidhura

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin
Breaking Views

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

08:59 - 12/03/26
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean
Lajme

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

08:45 - 12/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Para
Nuk ja ndjen për SPAK, Rjepaj dhe Rrapaj ‘të qeshur’ para gjyqit

Sterilizimi, lihen në burg ish-zv.ministri Rjepaj e biznesmeni Rrapaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin
Breaking Views

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

08:59 - 12/03/26

Gjykata e Apelit e Romës ka ngritur dyshime rreth legjitimitetit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku në...

Lexo më shumë
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

08:45 - 12/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

08:15 - 12/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com