GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Pampuri: Policia bashkëpunon me Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Pampuri: Policia bashkëpunon me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka reaguar pas arrestimit të kupolës drejtuese të policisë në Elbasan për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Pampurit arrestimi i kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit është provë e qartë se ashtu si në Elbasan, edhe në të gjithë Shqipërinë, policia ka qenë në dispozicion të vjedhjes së votave për llogari të Edi Ramës.

“Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, tregon qartë se jo vetëm atje, por në të gjithë Shqipërinë, policia dhe e gjithë makineria shtetërore kanë qenë në dispozicion të vjedhjes së votave për llogari të Edi Ramës.

Bandat e Elbasanit, sikundër bandat në të gjithë Shqipërinë, kanë qenë në bashkëpunim të hapur dhe të fshehtë me segmente të policisë dhe të shtetit për ti siguruar Edi Ramës me çdo çmim mandatin e tretë.

Nëse do hetohet seriozisht siç tregon të paktën deri më tani rasti i Elbasanit, do dalë qartë se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj.

PD ka denoncuar gjatë dhe pas procesit të 25 prillit përfshirjen e strukturave shtetërore dhe të krimit të organizuar në vjedhjen e votës. Deformimi i vullnetit të lirë të shqiptarëve në 25 prillin e vitit te kaluar, është dëshmuar nga PD me fakte dhe sot, kur vetëm një pjesë e vogël ka nisur të hetohet, duket qartë implikimi i qeverisë në këtë proces.

Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit.

Ky është vetëm fillimi i punës që duhet të thellohet më tej dhe në qarqet e tjera ku denoncimet tona kanë qenë prezente gjatë fushatës se zgjedhjeve të shkuara parlamentare. Shkodra, Dibra,Tirana, Fieri dhe e gjithë Shqipëria, kanë qenë nën terrorin e bandave të veshura me pushtet. Me qëllimin e vetëm: blerjen e votës.

Është në nderin e prokurorisë dhe institucioneve të reja të drejtësisë të vijojnë punë për zbardhjen e të gjithë ngjarjeve që çuan në defomrimimin e vullnetit të shqiptarëve.”-deklaroi Pampuri.

 

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
E rëndë/ Burgu në Greqi përfshihet nga flakët, digjet një emigrant

E rëndë/ Burgu në Greqi përfshihet nga flakët, digjet një emigrant

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com