GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimet te Ministria e Financave,Voa: Vjedhje në nivele të larta

19:35 - 13/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vjedhja 1.2 mln euro në MF, Arlind Gjokutaj përfundon në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, gjykata dha masën e “arrestit me burg” për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, një tjetër zyrtar të kësaj ministrie, si dhe një përmbarues privat, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.

Ekspertë të pavarur të ekonomisë, pohuan se ky rast, si dhe gjetja e një sasie të konsiderueshme eurosh cash në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, nxitin dyshimet për korrupsion në nivele të larta.

Sistemi i deformuar i drejtësisë

Ata shpresojnë që sistemi i reformuar i drejtësisë do të kryejë hetime të thelluara për të dy rastet, duke dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve.

Gjykata konfirmoi në Tiranë arrestin me burg për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin e çështjeve ligjore në po atë ministri si dhe një përmbarues privat, të akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre me pasoja deri 1.3 milionë dollarë.

Prokuroria dyshon se ata rikompensuan për një pronë në shkelje të ligjit një ish pronar, i cili nuk ka qenë asnjëherë i tillë.

Vjedhja e madhe

Kjo ngjarje si dhe vjedhja e një sasie të konsiderueshme eurosh në cash nga banesa e një ish shefe të rëndësishme të ministrisë së financave dhe të kabinetit të ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, kthyen sërish vëmendjen e opinionit publik dhe ekspertëve të ekonomisë tek korrupsioni i lartë qeveritar.

Studiuesit shprehën shqetësim dhe kërkuan hetime të thelluara për këto dy ngjarje, të cilat megjithë prezumimin e pafajësisë së zyrtarëve, dëshmojnë për gjendjen kritike ku ka zbritur, sipas tyre, administrata e kësaj fushe sa u takon profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në detyrë.

Arben Malaj

Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, më herët ministër financash e ekonomie, protagonist në administrimin e sistemit ekonomik dhe bankar të vendit, thotë se ndjen keqardhje për ministrinë e financave, që përmendet në të dy ngjarjet, të cilat janë nën hetim e sipër, dhe që meritojnë një hetim të thelluar.

“Dobësimi i besueshmërisë tek administrata publike për shkak të ndryshimeve të shpeshta, apo pasigurisë se çfarë ndodh, një lloj presioni i vazhdueshëm mbi ta për të kryer veprime, të cilat në vetëdijen e nëpunësve të shtetit nuk janë të ligjshme na kanë çuar në këtë situatë, e cila është zhgënjyese. Në këto 30 vjet ne duhet të kishim konsoliduar administratën publike në çdo nivel”, thotë zoti Malaj.

Eksperti

Ndërsa eksperti Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Albkonfindustria, thotë se Shqipëria po përballet me dy lloj korrupsioni: korrupsioni i njohur si shkelja e ligjit, dhe nga kapja e shtetit, korrupsioni me ligj nga politika. Ato janë probleme të përsëritura në shumë raporte vendase dhe ndëkombëtare, por bëhet ende pak për shmangien e tyre, ndaj duke prezumuar pafajësinë e personave konkretë, ai thekson, se këto dy lloj korrupsioni kanë dëmtuar rëndë tregn dhe demokracinë.

“Është fakt dhe duhet ta pranjmë hapur që Shqipëria nuk ka ekonomi tregu të mirëfilltë, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Shqipëria sot nuk ka demokraci dhe as standarte demokratike, përveçse formale, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Korrupsion në biznes, korrupsion në ekonomi, financa dhe korrupsion në procese demokratike, zgjedhje etj”, thotë zoti Buxhuku.

Problemet

Problemi kyç i administratës publike, sipas studimeve të ndryshme, është presioni i titullarëve për të shkelur ligjin.

Zoti Malaj thotë se ministria e financave duhet të garantojë kredibilitetin e qeverisë në çdo veprim me investimet, shpenzimet, mbledhjes së të ardhurave, nepotismit, korruspionit.

Ai shton se asnjë ministër nuk mund të ketë sukses pa një administratë me integritet të plotë, që nga ana e saj nuk duhet t’u nënshtrohet presionit të titullarëve apo instinkteve përfituese përmes shkeljes së ligjeve. Ka shumë persona që kanë lënë punën për të mos shkelur ligjin dhe janë vënë në vështirësi mbijetese, sipas tij, ndërsa një pjesë tjetër u nënshtrohen presioneve dhe instinkteve për t’u pasuruar sa më shpejt me para të lehta korruptive, por herët ose vonë janë dënuar ose pritet të dënohen për shkak të firmave të tyre, duke lënë të paprekur nivelet e larta të qeverisjes.

Lufta ndaj korrupsionit

“Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përhershme, por ne duhet të sigurohemi që ka nisur të japë produkte ai investim i madh, që është bërë me reformën në drejtësi, që të marrë fund ajo kulturë e mosndëshkueshmërisë. Së dyti ne duhet të sigurohemi që punonjësi të ketë në një krah integritetin dhe në krahun tjetër respektin për ligjin. Puna ecën nëse mbahen këto të dyja. Sapo shkel njërën prej tyre patjetër që do të biesh vitkimë e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës”, thotë zoti Malaj.

Ekspertët shpresojnë tek sistemi i drejtësisë dhe tek presioni i rritur i faktorit ndërkombëtar për luftën kundër korrupsionit, i cili sipas tyre ë shtë vendimtar në këto përpjekje.

Ekonomia e rrënuar

“Mendoj që Shqipëria është në një fazë delikate për sa i përket korrupsionit, i cili po rrënon ekonominë, konkurrencën dhe tregun e lirë, po detyron shqiptarët të ikin jashtë vendit, po varfëron vendin, si dhe po rrënon demokracinë, duke penguar bërjen e zgjedhjeve me parime demokratike. Shpresoj që kjo punë të vazhdojë, por jam i bindur që nuk mund të vazhdojë pa mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtare. Brenda vendit unë e quaj thuajse të pamundur në afat të shkurtër, që ne ta luftojmë vet këtë plagë kaq të madhe të korrupsionit”, thotë zoti Buxhuku.

Pushteti abuziv i nivele të larta që ka arritur të nënshtrojë një pjesë të administratës, duke e përhapur korrupsioin më gjerë, si dhe siguria maksimale e jetëgjatësisë në pushtet janë ndër arsyet kryesore të korrupsionit, ndërsa pasoja më e rëndë sipas tyre, është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti dhe tek qeverisja e fondeve publike, mbledhja dhe përdorimi i taksave, sepse njerëzit shohin rastet sporadike korruptive që dalin, por ende nuk dinë se deri shtrihen fijet e tyre, dhe zbardhja e këtyre mbetet detyrë e drejtësisë.

Marrë nga VOA

Etiketa: ArrestimetvjedhjetVOA

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
VIDEO/ E pabesueshme, shikoni çfarë bën Martinez me çmimin e tij

FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com