GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ergys Agasi, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHIT, u arrestua ditën e djeshme,  në Durrës.

Agasi ishte shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t.

Forcat Operacionale i kanë vënë prangat në zonën e Plepave, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Pas arrestimit, Agasi u dërgua Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për rreth 3 orë. Ndërkohë gjatë mesnatës është transferuar në Bllokun e Sigurisë, pranë rrugës “Mine Peza”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe ekzekutimit të masës së sigurisë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Agasi është dërguar në ambientet e paraburgimit.

Ai do të qëndrojë aty deri në daljen përpara GJKKO-së, ku pritet t’i komunikohet zyrtarisht masa e sigurisë “arrest në burg”.

Si u pikas Agasi?

Raportohet se sipas burimeve, ka qenë fillimisht një patrullë policie në Elbasan që ka pikasur mjetin tip Audi RS6 me të cilin lëvizte Agasi dhe Ulian Shpataraku dhe u janë vënë në ndjekje.

Më pas është organizuar puna dhe janë shtuar forcat operacionale për ta ndaluar në momentin më të përshtatshëm.

Mjeti është ndjekur për rreth 40 kilometra në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit.

Në një moment, automjeti me të cilin udhëtonin dy personat dyshohet se ka tentuar të parakalojë furgonin e policisë. Pas kësaj, Forcat Operacionale kanë ndërhyrë duke e rrethuar automjetin në zonën e Plepave.

Në vijim të operacionit, Ergys Agasi është arrestuar në makinë, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe Uljan Shpataraku, i cili ishte shpallur në kërkim.

Automjeti Audi RS6, në pronësi të Shpatarakut, është sekuestruar në kuadër të hetimeve

Mëngjesin e sotëm, SPAK ka sekuestruar edhe automjetin luksoz të Agasit, një Land Rover Defender, i cili dyshohet se ishte mbajtur i fshehur në garazhin e një prej vilave në “Equos Resort”.

Akuzat ndaj Agasit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në orët e vona me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim prej muajsh për aferën e AKSHI-t.

Në njoftimin zyrtar, SPAK e lidh hetimin me një sërë veprash penale, duke nisur nga ndërhyrjet e paligjshme në konkurrencë dhe tendera publikë, deri te korrupsioni, pastrimi i parave dhe aktiviteti kriminal në kuadër të një grupi të strukturuar.

Biznesmeni dyshohet për “Konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqjen e paligjshme të lirisë”, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimin e produkteve të veprës penale, si dhe për “Grupin e strukturuar kriminal”.

Njoftimi i SPAK:

Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025,  për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi.

Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.

Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit.

 

 

Etiketa: akuza e SPAKarrestimiErgys AgaziKryesore1

Lajme të lidhura

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë
Breaking Views

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë

22:47 - 18/09/26
“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Breaking Views

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:11 - 18/09/26
Para
Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë
Breaking Views

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë

22:47 - 18/09/26

Qytetarë të shumtë ishin prezent në protestën e 111-të para Kryeministrisë. Një protestuese u shpreh se në këtë protestë të...

Lexo më shumë
“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:11 - 18/09/26
Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

20:56 - 18/09/26
Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com