Avokatët e Arben Ahmetajt, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, tha se në dosjen e SPAk nuk ka asnjë fakt, por vetëm aludime.
Avokati Ligori në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, tha se klienti i tyre nuk ka fshehur asnjë pasuri.
“Nuk ka asnjë dëshmi që të provojë se Ahmetaj ka fshehur pasuri”, tha Visha.
Avokatët thanë se Ahmetaj është larguar nga Shqipëria për arsye personale, ndërsa u shprehën se SPAK ka ngritur aludime edhe përsa i takon pagesave të udhëtimeve të Ahmetajt.
“Duhet t’I provojnë pagesat që pretendojnë se Arben Ahmetaj ka përfituar nga pronarët e inceneratorëve. E thamë edhe në mbledhjen e Këshillit: jemi kundër kërkesës së SPAK qoftë për kontroll banese ashtu edhe për arrestimin. Pse duhet të arrestohet një deputet? Për çfarë kërkojnë t’i kontrollojnë banesën, apo për të bërë show?”, tha avokati Visha.
Në vijim avokati Henrik Ligori tha se ka pasur komunikim me Arben Ahmetajn dhe ai do të përballet me drejtësinë.
“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar.
Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj dhe masa e sigurisë ndaj tij tash,më në përfundim të hetimeve.
Të dërgosh pesë furgona me policë të përdhoset banesa e deputetit dhe kjo është thjesht një shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme.
Jemi kundër arrestimit të tij po më tepër me ato materiale që ka sjellë prokuroria e SPAK. Nuk ka të provuar se Ahmetaj ka fshehur pasurinë dhe nuk ka asnjë akt korruptim për inceneratorët. Para pesë minutash kam komunikuar me klientin tim, pra Ahmetajn dhe është jashtë për arsye familjare”, u shprehën avokatët.
Discussion about this post