GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i Berberit, reagon Shehu: I vendosin në poste si kamikazë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Berberit, reagon Shehu: I vendosin në poste si kamikazë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar pas arrestimit të kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Deputeti Shehu u shpreh se kjo është “simptomë e qartë kjo e  banditizmit shtetëror me rritje galopante”.

“Dëgjoj për arrestimin e drejtorit të “rrugëve”, një detyrë tejet e rëndesishme kjo, me pergjegjesira qindra miliona euro”, shkruan ai, teksa shton se drejtorët vendosen në poste, përdoren si kamikazë dhe pasi depozitojnë milionat i sakrifikojnë.

Tritan Shehu thekson që “kjo ‘kokë përmbysje’ të rrotullohet 180 grade për tu rivendosur ku duhet, duhet lëvizur tashme i gjithë mekanizmi… Gjë që kërkon forcën lëvizëse të qytetarëve”.

Reagimi:

Banditizimi i shtetit, a mund të ndalet?

E veshtire tashmë, me këtë “kokë përmbysje” të shtetit me banditët, vjedhësit, injorantët “lart”!

Degjoj per arrestimin e drejtorit të “rrugëve”, një detyrë tejet e rendësishme kjo, me përgjegjësira qindra miliona Euro.

Dhe kjo nuk ndodh për ndonjë gabim në detyrë, por për vepra mezerabel, të denja për ata, që vijnë nga errësira vetëm për të rrëmbyer për vehte e per ata, që i emërojnë!

Në një sens të vendosur në ato detyra si banditë “kamikazë”!

Një rast ky i persëritur e i persëritur…duke filluar nga nivelet më të larta!

Një simptomë e qartë kjo e “banditizimit shtetëror me rritje galopante”!

Një fenomen ky që në vend që të shkonte drejt minimizimit, marginizimit, sot ka marrë dimensione katastrofale, dimensione që të bëjnë disa herë pesimist për përballjen. Sepse shteti ka rënë në dorë të atyre, që valvitin disa “pacavura” të blera apo të fallsifikuara si diploma.

Pa asnjë jetëshkrim, dinjitet, pa asnjë produktivitet për shoqerinë me pare.

Direkt të katapultuar ne nivelet më të larta si…

“Kamikaze” për të rrëmbyer.

Dhe me tej për t’u “sakrifikuar” mbasi kanë shlyer haraçin e “depozituar” diku miliona, si çmim ky edhe për atë “dënim” të pritshëm….

Ironi cinike kjo ndaj asaj që aspirojnë shumica e shqiptarëve të ndershëm, e plot dinjitet, të edukuar, të shkolluar me djersën e tyre, plot dije e aftësi.

Por qe nga “koke permbysja” e shtetit tashme jane ne fund, nen peshen e kercenimin te “banditeve e injoranteve te kollarisur”!

Qe kjo“koke permbysje” te rrutullohet 180 grade per tu rivendosur ku duhet, duhet levizur tashme i gjithe mekanizmi…

Gje qe kerkon forcen levizese te qytetareve!

 

Etiketa: BerberiShehu

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Vdes 31-vjeçari shqiptar në Greqi, përplaset me një bashkëatdhetare

Vdes 31-vjeçari shqiptar në Greqi, përplaset me një bashkëatdhetare

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com