GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Berishës, Basha: Më vjen keq, po paguan zgjedhjen e tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha, drejtues i asaj që konsiderohet si PD zyrtare, u shpreh se ish-Kryeministri Sali Berisha po paguan sot sjelljen e tij.

I pyetur se si e komentonte vendosjen e një mase “arresti shtëpie” ndaj liderit historik të PD, Basha tha se në aspektin personal i vinte keq që gjërat shkuan kështu, por kjo ka të bëjë me “faturën” dhe kostot personale që z.Berisha dhe familja e tij kanë marrë përsipër për shkak të zgjedhjes së dy viteve të fundit.

“Më vjen keq personalisht që ndodhi ky arrestim, i ka dhënë një kosto jo vetëm atij personalisht dhe familjes së tij, por edhe Partisë Demokratike.

Por ne duhet të shohim përpara, duhet të shkojmë përpara, jo për të retushuar të shkuarën, duhet të pranojmë të mirat dhe të këqiat, kontributet dhe gabimet, por duhet të shkojmë përpara”, tha Basha.

Ai u shpreh se qëndrimi politik i PD-së është i qartë që drejtësia të bëjë punën e saj e papenguar dhe këtë e kemi treguar me votën tonë, sa herë që SPAK kërkon heqjen e imunitetit për deputetët.

“Kam dy reagime, njëri në rrafshin personal dhe tjetri zyrtar. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë që një njeri që padyshim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu.

Çfarë kam thënë për t’i thënë ia kam thënë sepse edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të hapave për të mos ardhur deri këtu. Por, në fund secili bën zgjedhjen e vet dhe duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen që ka bërë, kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij dhe pa diskutim Partisë Demokratike dhe vendit. Në rastin personal nuk kam asgjë përveç se keqardhje të thellë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike duhet të ecë përpara dhe të lënë pas të shkuarën, jo ta shkelin atë. Qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar. Dhe për këtë arsye kam çuar në Parlament heqjen përfundimtare të imunitetit. Si rezultat kemi rastin Arben Ahmetaj. U deshën dy javë procedura për heqjen e imunitetit, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Sot dua të komunikoj për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti”, tha Basha.

Ai tha se nëse Berisha do të paraqitej në SPAK nuk do të degdisej i izoluar në katin e 8-të, në apartamentin e tij, në arrest shtëpie.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
Nisma për referendum, Basha-Ramës: Po përballet me furinë e skandaleve

Reforma zgjedhore, Basha: Rama po përdor gjendjen e opozitës si alibi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com