GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Dakos/ VOA: SPAK ka evidentuar parregullsi të panumërta

19:39 - 07/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekskluzive/ Pritet arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, dokumentet e Prokurorisë së Posaçme dëshmojnë se çështja e pallatit për të cilin ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe shumë zyrtarë e ish zyrtarë të kësaj Bashkie u arrestuan ose janë ende në kërkim, është e mbushur me parregullsi të panumërta.

Thuajse pjesa dërrmuese e procedurave që ndiqen që në fazën e ndërtimit, janë përmbyllur pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe pallati ishte banuar. Edhe për rastin e tenderit, rezulton se pavarësisht se ishte njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, se përllogaritja e vlerës ishte gati 10-fish më e lartë, sërish Bashkia e Durrësit, bëri të gjitha pagesat ndaj kompanisë fituese. Nga 7 personat për të cilët kërkohet arresti me burg, vetëm dy janë në duart e autoriteteve. Prokuroria e posaçme nis hetimet per nxjerrje të sekretit.

Shkeljet e shumta dhe plotësimi i procedurave pasi vetë pallati ishte ndërtuar, kanë bërë që sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo që ka ndodhur në Durrës, të konsiderohet se ngjan më shumë me një proces legalizimi, se sa të zbatimit të një lejeje ndërtimi.

Gjithshka nisi, pasi administratori i kompanisë ndërtuese, Fiqiri Farrukun, ndër personat në kërkimpër t’u arrestuar, pak muaj pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, paraqiti, një kërkesë të dytë, për një shtesë prej disa katesh, e cila miratohet, por zbardhet vetëm në 2014-ën, pas 3 vjetësh, periudhë gjatë së cilës akti nuk mund të kishte asnjë fuqi juridike. Në momentin që ky vendim është zbardhur, pallati jo vetëm ishte ndërtuar, së bashku me katet shtesë, por dhe ishte mbushur me banorë.

Pas këtij momenti, ka nisur, sipas prokurorisë dhe plotësimi i akteve dhe procedurave të tjera, të cilat “në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërteta”.

Për më tepër, sipas Prokurorisë së posaçme, “pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar dicka e tillë”.

Për rastin e dytë, atë të një tenderi për projektimin e një ndërhyrjeje publike, Bashkia e Durrësit rezulton të ketë llogaritur vlerën e fondit limit, prej 21 milionë lekësh të reja, 10 herë më të lartë seç përcaktohet në një vendim të qeverisë. Një vit pasi është shpallur fituesi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar bashkinë për këtë gabim, por sipas prokurorisë, jo vetëm nuk është ndërhyrë për të rekuperuar dëmin, por është vijuar dhe me pagesën e 40 përqindshit të mbetur të shumës.

Gjykata e posaçme miratoi dje kërkesën e Prokurorisë për 10 urdhëra arresti nga të cilët 3 në arrest shtëpie. Por nga ata që duhet të ishin me arrest me burg, vetëm ish kryebashkiaku Dako dhe një topograf, janë në duart e autoriteteve. Të gjithë të tjerët rezultojnë ende në kërkim. Vetë Prokuroria ka dyshime se është nxjerrë sekreti hetimor dhe sot njoftoi hapjen e një hetimi të veçantë për këtë rast. /VOA/

Etiketa: arrestimiDakoKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Të shkurtër por jashtëzakonisht të fortë, ja kush kanë qenë “Homo naledi-t”

Të shkurtër por jashtëzakonisht të fortë, ja kush kanë qenë “Homo naledi-t”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com