GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arrestimi i djalit të ‘El Chapos’, gruaja emërohet koka e kartelit

21:22 - 15/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i djalit të ‘El Chapos’, gruaja emërohet koka e kartelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Mbretëresha’ e re e kartelit të Meksikës është Adriana Meza Torres, nusja e shefit të kartelit Sinaloa, Joaquin El Chapo Guzman Loera, gruaja e djalit të tij,  Ovidios Guzman Lopez i njohur si “El Raton”, që u  arrestua më 5 janar në qytetin Culuacan.

Sipas revistës angleze “The Times”, Meza Torres e ka quajtur veten ‘mbretëresha’ e krahut të Los Chapitos të kartelit famëkeq Sinaloa. Rreth të 30-ave, nusja e El Chapo-s po shfaq ‘fuqinë’ e saj nëpërmjet një sërë postimesh dhe videosh në platforma të ndryshme të mediave sociale si TikTok. Madje, ajo nxjerr në pah autoritetin e saj të ri duke e quajtur veten “gruaja e shefit”.

Roli i ‘mbretëreshës narko’ në kartelin meksikan të drogës dukej se u zbulua për herë të parë në vitin 2019 kur burri i saj u arrestua fillimisht.

Afërsia e Adriana Meza Torres me botën e trafikut të drogës nuk lidhet vetëm me familjen e El Chapo. Ajo konsiderohej një ‘mbretëreshë e narko-ve’ pasi babai i saj, Raul Meza Ontiveros, i njohur si “El M6”, ishte një udhëheqës i rangut të lartë të kartelit Sinaloa. Babai i Meza Torres u vra në një shkëmbim zjarri në Culiacan, Sinaloa, në vitin 2007. Duke pësuar një fat të ngjashëm, vëllai i saj, Cesar Raul, i njohur si “El Mini M6”, u vra gjithashtu në një konfrontim të armatosur në moshën 18-vjeçare.

Martesa me djalin e El Chapo

Martesa me djalin e El Chapo-s bëri që Meza Torres të bëhej më e fundit në mesin e numrit në rritje të grave që janë ngritur në radhët e kartelit. Autoritetet meksikane u vunë në dijeni për rolin e Meza Torres dhe grave të tjera në operacionet e përditshme të kartelit të drogës, gjë që bëri që autoritetet të ngrinin llogaritë bankare të nuses së El Chapo.

El Chapo thuhet se ka 23 fëmijë, por vetëm Ovidio dhe tre djemtë e tij të tjerë, të njohur si Los Chapitos, merrnin pjesë në operacionet e kartelit Sinaloa. Ovidio u arrestua më 5 janar muaj në shtetin Sinaloa të Meksikës pas disa orësh konfrontimesh me ushtrinë që mori jetën e 29 personave, 10 prej tyre trupa meksikane.

Katër djemtë e El Chapo, të njohur si Los Chapitos, thuhet se kishin marrë role drejtuese në kartelin Sinaloa pasi babai i tyre u arrestua dhe u ekstradua në SHBA. Los Chapitos janë Ovidio, Joaquin Guzman Lopez, Ivan Archivaldo Guzman Salazar dhe Jesus Alfredo Guzman Salazar. Nën udhëheqjen e tyre, karteli Sinaloa ka vazhduar të jetë një nga kartelet më të fuqishme të drogës në Meksikë.

Etiketa: Adriana Meza TorresEl ChapoJoaquin El Chapo Guzman Loera

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
400 mijë euro pa zot, Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta Dobit

400 mijë euro pa zot, Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta Dobit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com