GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Dritan Rexhepit, Balla: Dyshohet se është i përfshirë në krime të kohëve të fundit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi në Stamboll/ Çfarë e pengon ekstradimin e Dritan Rexhepit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Rexhepi, shqiptari i shumëkërkuar që u arrestua para disa ditësh në Stamboll të Turqisë, akuzohet në vendin tonë për një sërë ngjarjesh kriminale të bëra tashmë publike.

Por ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi në emisionin Opinion në Tv Klan, se Rexhepi dyshohet për përfshirje dhe në ngjarje të tjera kriminale në Shqipëri që nuk janë bërë ende publike dhe po hetohen.

Ai theksoi se arrestimi i Rexhepit është meritë e autoriteteve italiane. “Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të madh. Për të qenë korrekt, kam pasur në zyrë para 2 ditësh zv.drejtorin e përgjithshëm të Policisë Italiane, merita kryesore i takon Policisë Italiane, ata kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe kanë bërë një punë të lavdërueshme për të ndjekur gjithë rrugëtimin e tij”, tha Balla.

Ai shtoi se ia ka bërë me dije autoriteteve të Policisë Italiane, që për shumë arsye vendi i parë i ekstradimit duhet të jetë Shqipëria për shkak të vrasjes së dy punonjësve të policisë, por ne me Italinë bashkëpunimi është shumë i hapur për çdoi lloj nevoje që do kenë, për ta marrë në pyetje.

“Turqia ka dy kërkesa, një nga Shqipëria dhe një nga Italia. Por ne dhe Italia i zgjidhim gjërat me njëri-tjetrin.

Policia Shqiptare ka qenë shumë e rëndësishme në ofrimin e të dhënave të ADN apo të dhëna tjera shumë të rëndësishme. Te vila në Turqi (arrestimi i Rexhepit) merita është e Policisë Italiane dhe Policisë së Stambollit. Edhe në atë moment ka pasur përpjekje për t’u larguar”, tha ministri i Brendshëm.

I pyetur nëse kohët e fundit Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri, Balla tha se policia shqiptare e kishte këtë informacion, ka bërë verifikime dhe nuk ka rezultuar një gjë e tillë. Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të madh.

Blendi Fevziu: A është shqiptari më i kërkuar?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Po, patjetër, me diferencë, në kuptimin që për shkak edhe të veprave…

Blendi Fevziu: Dhe kërkohej nga Italia, Spanja, Belgjika…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Edhe për shkak të vijueshmërisë së përfshirjes së tij në aktivitete kriminale, ngjarje kriminale që kanë ndodhur së fundmi që unë nuk mund t’i citoj, na rezulton që ky person të jetë.

Blendi Fevziu: Dhe ngjarje të tjera veç atyre që janë bërë publike?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Po.

Dritan Rexhepi kërkohet nga autoritetet shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Konkretisht ndaj tij ka një vendim dënimi me 25 vite të 2014 nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi.

Gjithashtu ndaj Rexhepit, SPAK ka ngritur akuzën e organizimit të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020, ku shkak dyshohet se u bë trafiku i drogës.

Etiketa: arrestimiballadritan rexhepi

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Si i merrte informacionet shefi i krimeve nga oficerja Babameto dhe ia jepte grupit kriminal

Si i merrte informacionet shefi i krimeve nga oficerja Babameto dhe ia jepte grupit kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com