GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Arrestimi i efektivit të RENEA-s, PD: Katër të tjerë ruajnë shtëpitë e mafiozëve me miliona euro

15:29 - 21/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i efektivit të RENEA-s, PD: Katër të tjerë ruajnë shtëpitë e mafiozëve me miliona euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e ka konsideruar përfshirjen e efektivit të RENEA-ve, Rael Luli në trafikimin e lëndëve narkotike si pasojë të produktit të aleancës së kryeministrit Rama me krimin.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i zgjedhur Enkelejd Alibeaj shkruan se katër efektivë të tjerë ruajnë shtëpitë e mafiozëve me miliona euro, ndërsa pak më herët janë prangosur edhe dy efektivë e 1 nënkomisar të këtij reparti për trafik kokaine.

Ndër të tjera, Alibeaj fajëson Ramën kur thotë se me “me bekimin e Edi Ramës krimi ka shtrirë duart mbi policinë, sepse ato janë të njëjtat duar që i shërbejnë për të vjedhur zgjedhjet dhe për të mbajtur me çdo kosto pushtetin”.

Reagimi i plotë: 

RENEA, reparti elitë i Policisë së Shtetit është infiltruar nga narkotrafikantët. 2 efektivë dhe 1 NënKomisar të këtij reparti janë arrestuar në pak kohë për organizim dhe trafik kokaine. Raportohet se 4 të tjerë ruajnë shtëpitë e mafiozëve me miliona euro. Kjo nuk është rastësi, por produkt i aleancës së Edi Ramës me krimin, një model që ka prodhuar degradim të organizatës së Policisë dhe ka braktisur policët që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.

Përgjimet e antimafias italiane dëshmojnë për implikim masiv të kupolës së Policisë  së Shtetit në trafikun e kanabisit. Tashmë, shumica e shqiptarëve e di që teksa vendi kthehej në Kolumbinë e Europës me urdhër politik për të financuar shkatërrimin e zgjedhjeve, forcat e policisë përdoreshin si roje të parcelave me hashash dhe si punëtorë krahu për të ngarkuar skafet me lëndë narkotike.

Me bekimin e Edi Ramës krimi ka shtrirë duart mbi policinë, sepse ato janë të njëjtat duar që i shërbejnë  për të vjedhur zgjedhjet dhe për të mbajtur me çdo kosto pushtetin. Për shkak të këtij pushteti ilegjitim që ka kriminalizuar politikën, institucionet dhe policinë, qytetarët janë të pasigurt për të ardhmen e familjeve të tyre, të pasigurt për rendin dhe sigurinë. Qytetarët nuk mund të ruhen edhe nga Krimi, edhe nga Policia që paguajnë nga taksat e tyre.

Rael Luli u vu në pranga mbrëmjen e djeshme nga një operacion i SHÇBA pasi akuzohet se ka drejtuar një rrjet trafiku që merrej me shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPD

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Para
“BE nuk i njeh talebanët”, Von der Leyen: Të ndihmojnë afganët brenda dhe jashtë Kabulit

“BE nuk i njeh talebanët”, Von der Leyen: Të ndihmojnë afganët brenda dhe jashtë Kabulit

TË FUNDIT

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas
Breaking Views

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Lexo më shumë
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com