GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i Fredi Belerit, ja çfarë thotë Edi Rama

22:31 - 15/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Fredi Belerit, ja çfarë thotë Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në daljen e tij të parë publike pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, u është ëprgjigjur mbrëmjen e së hënës interesit të gazetarëve për marrdhëniet me Greqinë, pas arrestimit të Fredi Belerit.

Rama tha se do të respektojë fushatën elektorale në greqi dhe nuk do të flasë për momentin për këtë çështje, por i bëri thirrje shtetit grek që të respektojë vendimet e institucioneve shqiptare.

Ai tha se si për shtetasit shqiptarë ashtu dhe për ata grekë që jetojnë në territorin shqiptar ka vetëm një drejtësi, dhe askush nuk mund ta kontenstojë.

“Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem i qartë. Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë vetëpërmbajtje nga ana jonë, sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme së bashku me qeverinë greke, për të ngritur një urë të re të madhe të fortë bashkëpunimi e për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien tonë. Nga ana ime jam i vendosur të bëj maksimumin përpara sesa të jem i detyruar të reagoj profesionalisht.

Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë i pari që si kam kontestuar asnjëherë vendimet e tyre, e jo më pastaj të tjerë e nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre. Dua të kujtoj se dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve Prokuroria dhe policia arrestuan një kryetar bashkie dhe një kandidat me shumë gjasë të PS në Bulqizë, për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma sot nuk e njoh në thelb se çfarë është.

As s’ë ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe të kërkoj se kështu dua unë dhe kur dua unë. As s’më ka shkuar mendja të vë në diskutim rolin e tyre. Unë besoj që nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për qytetarët e republikës së Shqipërisë me kombësi shqiptare dhe ata me kombësi greke, është e njëjta drejtësi, jo dy. E thamë me të metat dhe barrën e tyre. Nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi, pastaj do flas. Minoriteti grek nuk është mish për top për fushatën elektorale as në Greqi e as në Shqipëri. Zgjedhjet në Himarë treguan një gjë tjetër, ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa asnjë pengesë, pa asnjë incident”, tha Rama.

Etiketa: beleriKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Zgjedhjet në Turqi, ja kush shihet si favorit në balotazh

Zgjedhjet në Turqi, ja kush shihet si favorit në balotazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com