GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Arrestimi i Fredi Belerit, luftë personale e Edi Ramës’

21:56 - 01/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Arrestimi i Fredi Belerit, luftë personale e Edi Ramës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar krimet zgjedhore, akuzë për të cilat është arrestuar Fredi Beleri, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministri Rama e ktheu në luftë personale ndjekjen dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

Ai solli rastin e deputetit të PS-së në Himarë, Vullnet Sinaj, që ftonte banorët e Kudhësit që të legalizonin shtëpitë te zyra e tij, duke shkelur rëndë Kodin Zgjedhor, ndërsa përmendi edhe intimidimet e kryetares së bashkisë së Roskovecit që intimidonte qytetarët dhe punonjësit që mbështesnin të djathtën. Abilekaj tha se dy standard i dyfishtë u ka dhënë të drejtë autoriteteve greke që të ankohen për ndjekje vetëm ndaj përfaqësuesve të komunitetit etnik grek në Himarë.

“Nuk besoj se ndonjë shqetësim të madh dhe nuk do të ketë prishje të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Ka një luftë diplomatike e cila do të respektojë drejtësinë, por ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje nuk i bën mirë Shqipërisë. Nëse ne do të kishim një proces shumë të drejtë, nëse nuk do të kishim deklaratat e kryeministrit që i priu këtij procesi, ne nuk do të kishim asnjë problem. Kur ne kemi një kryeministër që e ndërton fushatën me policinë militante që duhet të ndjekë fushatën që bën ai kundër një njeriu dhe vë policinë sikur e ka personale që ta ndjekë e vë edhe ta provokojë. Me këtë provokim pastaj bën edhe arrestimin, i bën edhe procesin në Vlorë, pastaj, pas tre ditësh e çojnë në SPAK.

Në bashkinë e Himarës, gjatë gjithë fushatës, dilnin njoftime nga deputeti i zonës, që banorët e Kudhësit në orën 12.00 duhet të vijnë të takojnë deputetin që të marrin pronat. Kjo është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor. Këtë policia nuk e heton, përkundrazi i çon banorët te deputeti. Kryetarja e bashkisë së Roskovecit thërret punonjësit dhe i intimidon.

Arrestimi Belerit nuk është luftë kundër krimit zgjedhor, por luftë ndaj një personi se po të kishte drejtësi kundër krimit zgjedhor do të ishte në burg kryetarja e bashkisë së Roskovecit. Për çfarë është futur ky në burg kur të gjithë vjedhin? Kjo i jep të drejtë Greqisë të thotë: përse vetëm minoritarët. Qeveria greke kur e sheh se këtu ka përzgjedhje, ka të drejtë të thotë këta shqiptarët ju nuk i fusni në burg, por vetëm këtë grekun”- u shpreh Abilekaj.

Etiketa: AbilekajbeleriKryesore1

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Duke u puthur me Melonin, Rama: Ku e pe që ishte e fortë? Po plakesh…

Duke u puthur me Melonin, Rama: Ku e pe që ishte e fortë? Po plakesh…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com