GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i ish-agjentit të FBI, Meta: Rama të japë dorëheqjen

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Rama ka vetëm raporte korruptive me SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të detajeve nga dosja hetimore amerikane për ish zyrtarin e FBI-së, të arrestuar, pasi akuzohet se ka fshehur takimet me kryeministrin Edi Rama dhe marrjen e shumave të mëdha të parave nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Meta ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare që të “zbardhë këtë aferë shtetërore që i kalon dhe kufijtë e Shqipërisë”.

‘Përmes manipulimit e korruptimit është përpjekur të godasë opozitën dhe demokracinë, siguruar përfitime korruptive për vete e bashkëpunëtorët e tij. Me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës e ka shfrytëzuar postin për të mbajtur në mënyrë të paligjshme e mafioze shtetin.

Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër vecse një mafioz të ulur këmbëkryq në zyrën e kryeministrit. Dorëheqja është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm“, tha Meta në një deklaratë për mediat.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Opinioni shqiptar dhe mbarëbotëror është njohur me dosjen e ish-funksionarit të lartë të FBI, McGonigal dhe me lidhjet e tij të faktuara me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë evidentuar qartë si pjesëtarë në akte korruptive dhe ndikimi të paligjshëm në “Çështjen McGonigal”. Edi Rama nëpërmjet manipulimit dhe korruptimit është përpjekur që të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin.

Veprimtaria e tij për të manipuluar dhe përdorur një zyrtar të lartë të SHBA ka patur një qëllim të vetëm që përveç mbajtjes së pushtetit të garantojë investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare dhe duke e vendosur Shqipërinë, jo në frontin e luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve, por në funksion të mbështetjes dhe përdorimit të tyre prej Edi Ramës.

Fshehja e takimeve me Edi Ramën prej Mc Gonigal, si dhe përfshirja publike e bashkëpunëtorit të tij dhe ortakut të tij Rosini edhe në media kundër opozitës dhe Zotit Sali Berisha në momentin e djegjes së mandateve janë prova dërmuese se Edi Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit.

Është e qartë se për Edi Ramën marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë dhe nuk janë marrëdhënie vlerash, por marrëdhënie aferash.

Edi Rama është njeriu që me qëllim dhe me strategji të mirëpërcaktuar ka kompromentuar këto marrëdhënie, është përpjekur t’i trondisë ato, është përpjekur të ulë respektin dhe dashurinë që shqiptarët kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të axhendave tashmë të vërtetuara proruse të tij.

Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar pasi niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.

Drejtësia shqiptare duhet të ishte ngritur në këmbë me kohë përballë fakteve të tilla kaq tronditëse që implikojnë Kryeministrin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Drejtësia shqiptare duhet të komunikojë intensivisht dhe ngushtësisht me drejtësinë amerikane për të zbardhur deri në fund të gjithë këtë aferë shtetërore që tashmë kalon edhe kufijtë e Shqipërisë dhe të hetojë e ta çojë Kryeministrin përpara Drejtësisë.

Etiketa: agjentiKryesore1metaRama

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Arrestimi i ish-agjentit të FBI, Berisha:Rama me lidhje të dyshimta

Arrestimi i ish-agjentit, Berisha: Rama përmendet në faqet e akuzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com